Art&Argëtim

Rita Ora uron pavarësinë e Kosovës

17 Shkurt 2022, 12:34 Nga DOSJA

ANGLI-Këngëtarja kosovare me famë internacionale, Rita Ora, ka publikuar urimin e saj me rastin e 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it, ku ajo numëron jo më pak se 16 milionë ndjekës, Ora, ka shkruar – “Urime Ditën e Pavarësisë”, teksa e ka shpërndarë një video të performancës në Prishtinë, shoqëruar me ritmet e muzikës tradicionale shqiptare.

Së fundmi, Ora, dhe regjizori i njohur, Taika Waititi janë në një marrëdhënie romantike. Ditën e Shën Vlentinit këngëtarja, 31 vjeçe, falënderoi regjisorin, 46 vjeç, për gjithka, teksa postoi fotot e tyre që nga 2018.

Edhe Taika gjithashtu ndau falënderimin e tij për Ritën, me mbishkrimin – “Fotografia e parë natën që u takuam katër vjet më parë. Ne kemi qenë shokë që atëherë. Pastaj një vit më parë vendosëm t’i ‘komplikonim’ gjërat, por thjesht u bë më e lehtë. Gëzuar Ditën e Shën Valentinit për të dashurë time”.

Postimi vjen pasi Rita kishte zbuluar se ngrirja e vezëve të saj ishte gjëja më e mirë që ajo ka bërë ndonjëherë.

Në një intervistë për, The Independent, Ora kishte thënë se do t’i pëlqente të kishte një familje të mirë dhe të madhe, dhe gjithashtu shpërtheu për romancën e saj me Taika, duke thënë se “nuk priste të gjente dashuri” me të.

(f.mu)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz kosove pavaresi rita ora kosove pavaresi rita ora

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Shkurt 2022, 12:04

Rita Ora, shkëlqen në revistën e njohur “ELLE”

Sukseset e këngëtares së njohur me origjinë shqipatre Rita Ora nuk kanë të sosur. Ora ka pozuar së fundmi për revistën e njohur të modës “ELLE”, spanjolle nga k...