Art&Argëtim

Eleni Foureira:Jam krenare që jam shqiptare, por Greqia është vendi që dua

17 Shkurt 2022, 12:46 Nga DOSJA

GREQI-Këngëtarja e njohur, me origjinë shqiptare Eleni Foureira në një intervistë së fundmi është shprehur se: “ndihet krenare që është shqiptare por Greqia është vendi që do”.

Ajo ka rrëfyer se është larguar nga Shqipëria mjaft e vogël, ne momentin kur po zhvillohej lufta civile.

“Erdha në Greqi për shkak të luftës civile në Shqipëri. Isha rreth 8-9 vjeç. Nga fëmijëra mbaj mend vetëm kujtimet e bukura, ndërsa jam munduar të fshij momentet e këqija, si lufta civile”.

Babai im në atë kohë punonte në Greqi për të fituar para. Ai na dërgoi në taksi për të na sjellë në Greqi dhe atë ditë nuk e kam harruar kurrë.

“Në Shqipëri nëna ime ishte vetëm me 4 fëmijë të mitur. Nëa ime mbante një armë gjahu në shtëpi dhe mbasditeve qëllonte në ajër për të treguar se kishte armë që ne të mos rrezikoheshim. Ishte një heroinë. Kur mami më tha që do largoheshim nuk doja, ishte e vështirë për mua. Ditën kur dola nga shtëpia fillova të qaja,”- tregoi Eleni Foureira.

Ajo ka folur gjithashtu se është ndjer e bullizuar në Greqi, nga fëmijët kur ishte ë vogël.

“Fëmijët më bullizonin, në shkollë ishim vetëm dy fëmijë nga Shqipëria dhe në atë periudhë shqiptarët nuk pranoheshin nga shoqëria. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, e dua. Është vendi që dua,”– tha këngëtarja.

(f.mu)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz eleni foureira greqia shqiperia eleni foureira greqia shqiperia

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Shkurt 2022, 12:04

Rita Ora, shkëlqen në revistën e njohur “ELLE”

Sukseset e këngëtares së njohur me origjinë shqipatre Rita Ora nuk kanë të sosur. Ora ka pozuar së fundmi për revistën e njohur të modës “ELLE”, spanjolle nga k...