Politike

VD/ “Skrapi”, Balla mbron SPAK-un para Berishës: Akoma s’ka vepruar ndaj teje

17 Shkurt 2022, 10:06 Nga DOSJA
VD/ “Skrapi”, Balla mbron SPAK-un para Berishës: Akoma

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u kap në replikë edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha. Fjalia e zgjedhur nga Berisha për t’ju referuar SPAK si (Skrap), nuk i pëlqeu Ballës, i cili paralajmëroi liderin historik të PD se ende nuk ka vepruar ndaj tij. Në fjalën e tij në Kuvend, Balla bëri një vërejtje ndaj Partisë Demokratike duke thënë se duhet të kishin uruar Kosovën në 14-vjetorin e Pavarësisë.

“Për SPAK-un the Skrapi. Pasi SPAKU ende nuk po vepron ndaj teje. Kuvendi i Shqipërisë në mars të 2017 miratoi një raport të një komisioni hetimor, ku me vendim të Kuvendit, ti je kallëzuar Penalisht për shpërdorim detyre, korrupsion, dhe sot unë përsëri i bëj thirrje SPAK-ut që t’i kthejë përgjigje Kuendit se ku është me këtë çështje. T’i kërkoj dhe hetimin për kallëzimin që kam bërë vetë, për vjedhjen mu në qendër të Tiranës të mjediseve të klubit sportiv Partizani. SPAK deklaron se një prokurore e ka marrë këtë dosje, por duhet të kthejë një përgjigje se ku janë këto hetime dhe a ësjhtë thirrur ndonjëherë Berisha për këtë vjedhje. Gjoja privatizim me 100 mijë dollarë. Ku aty ti, dhëndrri yt dhe ti keni ndërtuar 20 mln euro pasuri. Me 100 mijë dollarë. Dhe çohesh e na bën moral bashkë me historitë e Lulit. Se ne kemi qenë nën presionin e Lulit për të votuar vetingun. Nuk ka zgjatje afati. Mos bëj dëngla kot, historinë që kemi bërë ne presion. Komisioni do vijojë punën deri më 24 shkurt. E vërteta është këtu, do lexohet këtu. Do u bëja thirrje që deri në miratimin e një raporti përfundimtar, të gjithë të bëjnë punën e tyre.

E dyta meqënëse u aludua se mazhoranca, huqi është i transferueshëm. Gjykata Kushtetutese, natyrshëm ka rrëzuar sipas tyre një vendim të Kuvendit të iniciuar nga kjo mazhorancë. Nëse do kontrollonim reformën në drejtësi do kishim kontrolluar reformën në drejtësi do kishim në dorë Gjyukatën Kushtetuese. Nëse do kontrollonim Gjykatën Kushtetuese do ishte shkarkuar Ilir Meta se nuk ka shqiptar dhe shqiptare në këtë vend që nuk bie dakord që Ilir Meta duhej shkarkuar. Por ka vendosur gjykata, nuk komentohet. Në këtë aspekt. Dashi ç’ke, pse flet. Dua të tërhiqni prapsht çdo akuzë që keni thënë se në këtë vend se ne kemi kapur drejtësinë. 150 ditët e mbetura në detyrë, nuk ia drejtojnë figurën qesharake. Meta do ikë pas 150 ditësh, mirë do ishte të ikte që sot. Më vjen mirë që opozita qenka bashkuar prapë” – tha Balla.

Lajmi kryesor: LIVE- KUVENDI/ Debat për Inceneratorët, Basha: Priten arrestime të ministrave

(a.b;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seance plenare 17 shkurt 2022 taulant balla sali berisha seance plenare 17 shkurt 2022 taulant balla

Sondazh

Poll