Politike

VD-Berisha ngre shqiptarët: Të përgatitemi për protesta të fuqishme! (Batuta me kohën)

17 Shkurt 2022, 10:03 Nga DOSJA
VD-Berisha ngre shqiptarët: Të përgatitemi për protesta

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen gati për protesta të fuqishme kundër qeverisë. Nga foltorja në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha tha se si kryeminstri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po vjedhin shqiptarët, po shkatërrojnë portet e se duhet protestuar kundër tyre. Në momentin që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i bënte thirrje që të mbyllte fjalën, lideri historik i Partisë Demokratike tha se koha e tij mbaronte, por jo vjedhja që po u bëhe shqiptarëve. 


Pjesë nga fjala në Kuvend:

Sali Berisha: Një e dhjeta e aferës së portit të Durrësit, do jetë në radhët e tjera Edi Rama, kësaj here në bashkëpunim me Lulizm Bravën. Kanë stisur plaçkitjen, grabitjen dhe kanë larguar e po largojnë, po lënë Shqipërinë pa porte, Vlorën, Durrësin, Shëngjini është shndërruar në portin Luca. Ndërkohë kërkojnë të mbushin në tokë publike miliarda euro.

Lindita Nikolla: Mbaroi koha zoti Berisha, ju lutem të mbyllni fjalën…

Sali Berisha: Mbaroi koha por vjedhja e tyre s’ka kufi, të përgatitemi për protesta më të fuqishme që ka parë ky vend.

LAJM KRYESOR:LIVE- KUVENDI/ Seancë parlamentare, miratohen përbërjet e 2 Komisioneve të Posaçme

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seance plenare 17 shkurt 2022 sali berisha seance plenare 17 shkurt 2022

Sondazh

Poll