Politike

Spiropali-Berishës: Bota e përtejme ka deputetin e vet, shijo perëndimin, s’ka agim për ty

17 Shkurt 2022, 10:18 Nga DOSJA
Spiropali-Berishës: Bota e përtejme ka deputetin e vet, shijo

TIRANË – Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali iu kundërpërgjij ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi mazhorancën socialiste si “hajn”. Ajo tha se bota e të vdekurve ka si deputet Berishën. Ministrja i përmendi se damkën e hajdutit ish-kryetari i PD e ka marrë nga SHBA nëpërmjet shpalljes “non grata” për korrupsion dhe minim të demokracisë.

“Që kur është kthyer kjo hije e së shkuarës, edhe ata në botën e përtejme duket se kanë deputetin e tyre,. Kujt i thua hajn, ti që je shpallur hajn nga SHBA, ke marrë damkën përfundimtare?! Ik në shpi o Sali, shijo perëndimin e diellit se ska më agim për ty. Shqipëria të dha gjithçka dhe ti i le vetëm turpin”, iu përgjigj Spiropali-Berishës.

LAJMI KRYESOR: LIVE- KUVENDI/ Debat për Inceneratorët, Basha: Priten arrestime të ministrave

(d./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elisa spiropali sali berisha elisa spiropali sali berisha

Sondazh

Poll