Politike

VD-DENONCIMI/ Berisha: Margariti i jep 492 mln lekë firmës ku punon vajza e Linda Ramës

17 Shkurt 2022, 10:13 Nga DOSJA
VD-DENONCIMI/ Berisha: Margariti i jep 492 mln lekë firmës ku punon

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në Kuvend Ministrinë e Kulturës. Teksa mori fjalën për të replikuar me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvend, Taulant Balla, Berisha bëri si fillim denoncimin. Ai tha se ministrja Elva Margariti i ka dhënë 492 milionë lekë një firme belge. Dhe në këtë firmë belge, sipas Berishës është e punësuar vajza e Linda Ramës, gruas së kryeministrit Edi Rama, Rea.


“Ministrja e Kulturës i jep 492 milionë lekë firmës belge ku punon vajza e zonjës Linda Rama. Dua t’i them parafolësit se për çdo fjalë që tha se Gjykata i dënon për shpifje. Dhe për një gjë të jesh i bindur se do të dënohesh për shpifje,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJMI KRYESOR: LIVE- KUVENDI/ Debat për Inceneratorët, Basha: Priten arrestime të ministrave

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll