Politike

Vendimi i GJK për Metën, Vasili: Ditë e rëndësishme, ky ishte proces qesharak

17 Shkurt 2022, 09:42 Nga DOSJA
Vendimi i GJK për Metën, Vasili: Ditë e rëndësishme, ky

TIRANE- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili komentoi sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese që lë në detyrë presidentin e Republikës Ilir Meta. Para se të hynte në seancën e sotme plenare, Vasili tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shuplaka më e madhe që i është dhënë kësaj mazhorance që shpërdoroi parlamentin.

Vasili: Ky vendim ishte shuplaka më e madhe që i është dhënë kësaj mazhorance që shpërdoroi parlamentin, themelin e Republikës. Për hesape të inceneratorëve. Meqë presidenti ishte pengesë, shkelën me këmbë parlamentin. Sot është një ditë e rëndësishme. Ka qenë procesi më qesharak si nga pikpamja juridike dhe procedurat. E ktheu parlamentin në një landfill procedurash.

Do të tërhiqni deklaratat që keni bërë?

Vasili: S’ka pasur asnjë deklaratë ndaj GJK. Unë kam pasur qëndrime për një problem me mosdhenien e opinionit në lidhje me zgjedhjet.

Po funksionon drejtësia?

Vasili: Shumë e veshtirë për të qenë entuziast se vargu i madh i cështjeve qe nga inceneratoret dhe si u maniupuluan dokumenetet. Më vjen keq që SPAK nuk ngrihet në nivelin e institucioneve të mëparshme.

Mbrëmjen e djeshme, Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Gjykata vendosi me 6 vota kundër dhe 1 pro se Meta do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtuese nuk e pranoi kërkesën e Kuvendit me argumentimin se presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës me deklaratat e tij publike, prandaj nuk është i arsyeshëm shkarkimi i tij.

Lajmi kryesor: GJK nuk shkarkon Metën, PS: Shkelje ka por jo të rënda! PD: Heshtje! (Basha nuk komenton)

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike petrit vasili shkarkimi i metes 2 petrit vasili shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll