Politike

Basha s’pranon të komentojë vendimin e GJK për Metën: Fokusi ynë, inceneratorët

17 Shkurt 2022, 09:22 Nga DOSJA
Basha s’pranon të komentojë vendimin e GJK për Metën:

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në një pronconim për mediat nga dera hyrëse e Kuvendit, në nisje të seancës plenare, Basha tha se prioriteti i PD është zbardhja e aferës së inceneratorëve.

“Janë vendime që nuk komentohen. Deri në zbardhjen e aferës së inceneratorëve sot e çdo ditë. Ky është prioriteti ynë. Faleminderit.”-tha Basha, ndërsa më herët kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se kur flet gjykata të gjithë heshtin.

Mbrëmjen e djeshme, Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Gjykata vendosi me 6 vota kundër dhe 1 pro se Meta do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtuese nuk e pranoi kërkesën e Kuvendit me argumentimin se presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës me deklaratat e tij publike, prandaj nuk është i arsyeshëm shkarkimi i tij.

Lajmi kryesor: GJK nuk shkarkon Metën, PS: Shkelje ka por jo të rënda! PD: Heshtje! (Basha nuk komenton)

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha shkarkimi i metes 2 ilir meta lulzim basha shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll