Politike

“E vërteta na çliron”, këshilltari i Metës përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese

17 Shkurt 2022, 09:05 Nga DOSJA
“E vërteta na çliron”, këshilltari i Metës

TIRANE- Këshilltari ligjor i presidentit të Republikës, Ilir Meta, Bledar Dervishaj e quan “të vërtetë”, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta. Pasi presidenca deklaroi se nuk kishte “surprizë” tek vendimi, Dervishaj thotë përmes një reagimi në rrjetet sociale se kushdo që qëndron i palëkundur me të vërtetën, nuk rrëzohet.

“Kush qëndron i palëkundur me të vërtetën kurrë nuk rrëzohet. E vërteta na çliron ne, shoqërinë tonë dhe krenon këdo që ecën në të.”,-shkruan Dervishaj në rrjetet sociale. 

Mbrëmjen e djeshme, Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Gjykata vendosi me 6 vota kundër dhe 1 pro se Meta do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtuese nuk e pranoi kërkesën e Kuvendit me argumentimin se presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës me deklaratat e tij publike, prandaj nuk është i arsyeshëm shkarkimi i tij.

Lajmi kryesor: GJK merr vendimin për Ilir Metën, nuk e shkarkon: S’ka shkelje të rënda të Kushtetutës!

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledar dervishaj ilir meta shkarkimi i metes 2 bledar dervishaj ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll