Politike

“Të ecim vllazërisht përpara”/ Basha uron Kosovën për pavarësinë: Ëndërr e bukur lirie

17 Shkurt 2022, 07:36 Nga DOSJA
“Të ecim vllazërisht përpara”/ Basha uron

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Kosovën për përvjetorin e 14-të të pavarësisë. Basha shkruan se përulet me nderim dhe mirënjohje para presidentit Ibrahim Rugova, Adem Jasharit dhe të gjithë ushtarëve që luftuan për Kosovën. Basha shton se është krenar për arritjet e deritanishme dhe shpresëplotë për të ardhmen e Kosovës, me të cilën sipas tij do do të ecet vllazërisht përpara europës.

POSTIMI:

Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Gëzuar këtë ditë fatlume shqiptarëve kudo në botë.Në përvjetorin e 14-të të shtetit të Kosovës, përulemi me nderim dhe mirënjohje para Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit LegjendarAdem Jashari, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,veprimtarëve, patriotëve, bijëve dhe bijave të kombit tonë që kanë kryer sakrificën më sublime për pavarësinë.Kjo ëndërr e bukur lirie, është sot demokracia më e gjallë e rajonit që, pavarësisht vështirësive, gëzon tashmë rrënjët e forta të një shteti me institucione të konsoliduara dhe stabilitet politik, i cili punon me vullnet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për integrimin euroatlantik.Edhe në këto kohë sfiduese, jam krenar për arritjet e deritanishme dhe shpresëplotë për të ardhmen e Kosovës, me të cilën do të ecimvllazërisht përpara, drejt fatit tonë europian.Gëzuar Kosovë e dashur!

Sot Kosova feston 14-vjetorin e Pavarësisë! Në këtë ditë të shënuar për shtetin fqinj, janë organizuar evente dhe ceremoni të ndryshme.

LAJMI KRYESOR: Kosova feston sot pavarësinë! 14 vite shtet i pavarur, eventet e planifikuara

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kosova 14 vite shtet lulzim basha kosova 14 vite shtet lulzim basha

Sondazh

Poll