Aktualitet

Dalin PAMJET! 45-vjeçari plagosi 2 vetë, mori peng dhe taksistin. Ç’ndodhi sot në Kavajë

16 Shkurt 2022, 18:46 Nga DOSJA
Dalin PAMJET! 45-vjeçari plagosi 2 vetë, mori peng dhe taksistin.

KAVAJË– Dalin pamjet e grabitjes së karburantit në Kavajë, ku 45-vjeçari i identifikuar si Astrik Pukamena ka tentuar të grabisë një pikë karburanti. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur sot, kur 45-vjeçari, siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme është futur në pikën e shpërndarjes dhe ka marrë xhiron e ditës. 120 mijë lekë të reja. Por nuk ka nisur gjithçka në këtë moment.

Astrit Pukameta është konfliktuar me persona, të identifikuar me inicialet V. K. dhe I. M., të cilët i ka spërkatur me naftë, duke tentuar ti djegë. Por për arsye që nuk dihet i ka lënë dhe më pas ka shkuar në një dyqan ku është konfliktuar dhe me shitësin e dyqanit, Bardhyl Petja, të cilin e ka plagosur me thikë. Më pas ka marrë peng taksistin Arjan Shau, duke e detyruar që ta çonte tek karburanti për të grabitur xhiron e ditës. 

Por para se të dilte nga makina këtë të fundit e ka plagosur me thikë. Me të njëjtën thikë në dorë ka marrë xhiron e ditës por sërish nuk është larguar edhe pse mori paratë. Në vend që të largohej mori një nga pompat e furnizimit me benzinë dhe ka kërcënuar se do i vinte flakën karburantit dhe vetes. Por pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë Policia duke parandaluar dhe shmangur një ngjarje të rëndë që mund të sillte viktima.

SHIKO EDHE KËTË:

Kavajë/45-vjeçari plagos kushëririn e ish-gruas merr peng taksistin.Shkoi tek karburanti e…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arjan shau arrestohet astrit pukameka astrit pukameka bardhyl petja kavaje arjan shau arrestohet astrit pukameka astrit pukameka bardhyl petja kavaje

Sondazh

Poll