Aktualitet

Belgjikë/ Artan Hoxha: 109 në pranga, aksionet u drejtuan nga hetuesi që pyeti Bashën

16 Shkurt 2022, 18:51 Nga DOSJA
Belgjikë/ Artan Hoxha: 109 në pranga, aksionet u drejtuan nga hetuesi

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje për operacionin e autoriteteve belge, që ka sjellë prangosjen e jo pak por 109 shqiptarëve, mes tyre personazhe të njohur të botës së krimit, të konsideruara nga autoritetet si “kokat”. Në studion e Radar Informativ, Hoxha bëri me dije se operacioni i fundit edhe ai i kaluar janë drejtuar nga prokurori që mori në pyetje Lulzim Bashën, disa ditë më parë për çështjen e “Toyota Yaris”. Por ende nuk dihet se nëse dosja në të cilën është marrë në pyetje kryedemokrati Basha dhe aksionet e fundit kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Ky operacion i vitit të kaluar është fillesa e operacionit që është bërë të dielën. në operacionin e fundit janë arrestuar 45 shqiptarë, janë kontrolluar 80 banesa. Në dy operacionet janë arrestuar 109 shtetas shqiptarë në vendet e BE.

Arrestimet nuk kanë kapur asnjë nga ata që ne i njohim si bosë. Këta nuk ndodhen në Evropë, janë në Dubai. Kanë goditur bosët, por nuk kanë kapur bosët. Këtë operacion që vitin e kaluar i ka drejtuar i njëjti prokuror. I njëjti prokuror që mori në pyetje Bashën iku atje dhe drejtoi këtë operacion. Edhe operacioni i tetorit edhe ky janë ndjekur nga i njëjti prokuror,”- tha Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro toyota yaris artan hoxha lulzim basha prokuroret belge ne tirane 3.4 mln euro toyota yaris artan hoxha lulzim basha prokuroret belge ne tirane

Sondazh

Poll