Bota

Akuzohet për trafikim droge, arrestohet ish-presidenti i Hondurasit

16 Shkurt 2022, 17:39 Nga DOSJA
Akuzohet për trafikim droge, arrestohet ish-presidenti i Hondurasit

HONDURAS- Presidenti i Hondurasit Juan Orlando Hernandez vetëm tre javë pasi mbarojë mandatin e tij u arrestua. WashingtonPost shkruan se ai u ndalua me kërkesë të SHBA për lidhjet e tij me kartelët e drogës. Ai u shoqërua nga policia me zinxhirë dhe jelek anti-plumb drejt stacionit të policisë në kryeqytetin Tegucigalpa.

Ish-presidenti Hernandez akuzohet se ka ndihmuar bandat e trafikut në kalimin e tonelatave të kokainës nga Kolumbia dhe Venezuela, të cilat më pas transportoheshin drejt SHBA që prej viteve 2004 dhe deri tani në 2022. Ai besohet se ka përfituar miliona dollarë rryshfet në këmbim të mbrojtjes së trafikantëve nga prokuroria, të cilat besohet se i ka shfrytëzuar për të financuar fushatat e tij politike. Kërkesa e tij e ekstradimit përfshinte gjithashtu akuza për trafikim të armëve luftarake.

Edhe pse ai vazhdon të mohojë akuzat është zotuar të bashkëpunojë me autoritetet Shtëpia e tij u rrethua dje nga rreth 100 oficerë policie pas miratimit të kërkesës së ekstradimit nga SHBA. Avokatët e Henandez shprehet se ai ka imunitet nga ndjekja penale pasi ishte bërë deputet i Parlamentit të Amerikës Qendrore pak pas largimit nga zyra më 27 janar.Por imunniteti i dhënë nga grupi i gjashtë kombeve të rajonit mund të tërhiqet me kërkesën e vendit të origjinës.

Kërkesa për ekstradim nga Uashingtoni bie në kontrast kur SHBA thoshte vazhdimisht se Hernandez ka qenë një aleat shumë i mirë në Amerikën Qendrore gjatë tetë viteve të tij në pushtet. Vitin e kaluar një gjykatës në SHBA dënoi vëllanë e Hernandez me burgim të përjetshëm për trafik drogash, çështje në të cilën ish-presidenti u shpall gjithashtu bashkëpunëtor.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota juan orlando hernandez juan orlando hernandez

Sondazh

Poll