Bota

Kryeqyteti i Tajlandës nuk do të quhet më Bangkok

16 Shkurt 2022, 17:09 Nga DOSJA
Kryeqyteti i Tajlandës nuk do të quhet më Bangkok

TAJLANDËKryeqyteti i Tajlandës, Bangkok do të ndryshojë emrin e tij zyrtar, e që tani e tutje do të quhet: Krung Thep Maha Nakhon. Lajmi u bë me dije nga Mbretëria e vendit. Krung Thep Maha Nakhon është emri i kryeqytetit në gjuhën tajlandeze, ndërsa emri anglez ‘Bangkok’ që ka qenë në përdorim zyrtar që nga viti 2001, nuk do të përdoret më nga vendasit por vetëm anglishtfolësit..

Ndryshimi ishte i nevojshëm për të pasqyruar më mirë “situatën aktuale”. Ndryshimi është miratuar në parim nga kabineti i qeverisë, megjithatë ai ende duhet të shqyrtohet nga një komitet i posaçëm qeveritar përpara se të hyjë në fuqi. Sidoqoftë, emri “Bangkok” do të njihet dhe do të përdoret së bashku me emrin e ri zyrtar në gjuhën angleze.

Ndërsa emri i ri mund të duket mjaft i gjatë për anglishtfolësit edhe pse është në fakt versioni i ri dhe i shkurtuar. Emri i plotë i qytetit është: Krung thep maha nakhon Amonrat tanakosin Mahintharayutthaya Mahadilokphop Noppharatratchathaniburirom Udomratchaniwetmahasathan Amonphimanawatansathit Sakkathattiyawitsanukamprasit. 

E mbani dot mend?

Marrë nga RT.com

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bangkok tajlande bangkok tajlande

Sondazh

Poll