Bota

Rusia dhe Perëndimi “lojë nervash”, Lavrov kërcën Britaninë, NATO: Moska po shton trupat

16 Shkurt 2022, 07:34 Nga DOSJA
Rusia dhe Perëndimi “lojë nervash”, Lavrov

UKRAINË/ RUSI – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg akuzon Rusinë se nuk po tërheq forca të armatosura nga kufijtë me Ukrainën. Drejtuesi i lartë i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut bëri me dije se në bazë të të dhënave që kanë, jo vetëm që Moska nuk po tërheq trupa nga Krimea dhe pjesa kufitare jugore dhe Lindore me Ukrainën, përkudrazi po shton prezencën serioze të trupave përgjatë kufirit. Ndërkohë, Këshilli i Europës konfimoi se nesër do të zhvillohet një mbledhje jo zyrtare mes udhëheqësve të Europës lidhur me konfliktin Rusi-Ukrainë.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka dërguar avionë bombardues MiG-31K me raketa hipersonike dhe rreze të gjatë veprimi në një bazë ajrore të saj në Siri, të cilat do të kryejnë manovra ushtarake në Detin Mesdhe.. Edhe pse në 20 janar, Moska theksoi se do të kryejë një program të ngjeshur stërvitor detar me 100 mijë forca dhe 140 anije lufte, Perëndimi i frikësohet sërish rrezikut të pushtimit rus të Ukrainës. 

Sot, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov theksoi se qeveria dhe parlamenti rus do t’i kundërpërgjijen Londrës me anti-sanksione gjithmonë nëse Britania e Madhe aktivizon sanksionet ekonomike dhe financiare ndaj saj. Ai shpreson që vendet e tjera aleate të Mbretërisë së Bashkuar të jenë më largpamëse dhe aktorë më të rëndësishëm.

Në ditën kur ishte paralajmëruar shpërthimi i luftës, Rusia tërhoqi trupat ushtarake nga Krimea. Lajmi u raportua nga ministria Ruse e Mbrojtjes, e cila njoftoi se mbylli stërvitjen ushtarake në Krime. “Njësitë e Qarkut Ushtarak Jugor, pasi kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në stërvitjet taktike, po lëvizin në pikat e tyre të përhershme të vendosjes”, u citua të ketë thënë një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes.

#BREAKING Russia announces end of Crimea military drills, troops leaving pic.twitter.com/JJatZSlgv6

— AFP Neës Agency (@AFP) February 16, 2022


Nga ana tjetër, televizioni shtetëror rus tregoi disa imazhe ku ushtarët kalonin një urë që lidh gadishullin me kontinentin. Sipas Sky News, Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA kërkon prova për të parë që Rusia u tërhoq, pasi kriza ka goditur tregjet botërore. Nga ana tjetër, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben ëallace tha se “ajo që ne nuk kemi parë është dëshmia e tërheqjes që është pretenduar nga Kremlini”. “Realiteti është se ne duhet t’i gjykojmë sipas veprimeve”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili ndodhet tashmë në Bruksel për një takim me NATO, ka theksuar se “Rusia ka ende 60% të të gjithë fuqisë së tyre luftarake tokësore në kufirin me Ukrainën dhe një “flotë të rëndësishme” në det, që do të thotë se Ukraina është “e rrethuar mjaft” nga një “forcë mjaft e madhe ushtarake”.

Austin mbërriti në Bruksel për të zhvilluar takim me gjeneralët madhorë të NATO-s lidhur me situatën delikate të krijuar mes Ukrainës dhe Rusisë. Qëllimi i këtij takimi është gjetja e zgjidhjes për të përballuar sulmin ushtarak të mundshëm të Moskës ndaj Kievit. Më pas, shefi i departamentit të mbrojtjes amerikane do të udhëtojë në Poloni dhe Lituani, dy vendet anëtare të NATO-s për të parë situatën nga terreni. 

 

Çfarë ka ndodhur?
Mbrëmjen e djeshme, websitet e dy bankave ukrainase dhe Ministrisë së Mbrojtjes pësuan sulm kibernetik. Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti rus Vladimir Putin u takuan në Moskë. Shefi i qeverisë gjermane konfirmoi se integriteti territorial i Ukrainës është i panegociueshëm. Mes tyre pati kunja lidhur me bombardimin e kryeqytetit serb Beograd në vitin 1999.

Nga ana tjetër, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov zhvilluan një bisedë të gjatë telefonike. Ata lanë të kuptohej se zgjidhja e çështjes së Ukrainës duhet të burojë nga bisedimet diplomatike. Kryeministri anglez Boris Johnson e konsideroi si sinjal hapjeje diplomatike tërheqjen e disa forcave ruse nga kufiri me Ukrainën. Megjithatë, ai paralajmëroi se rreziku i pushtimit të Ukrainës është ende prezent si dhe kërcënoi me sanksione ndaj Moskës nëse një gjë e tillë ndodh.

Mëngjesin e djeshëm, Rusia tërhoqi nga kufiri lindor dhe jugor me Ukrainën një kontigjent trupash ushtarake pas përfundimit të programit stërvitor. Zëdhënësja e Ministrisë së Mbroitjes Maroa Zakharova tha se Perëndimi u turpërua duke mos u shkrepur asnjë armë. Ministri i Jashtëm ukrainas Dimitri Koleba u shpreh mosbesues ndaj raportimeve të tërheqjes së trupave ruse. Më pas, u publikuan pamjet e largimit të disa njësive ushtarake dhe tankeve ruse nga pjesa kufitare lindore dhe jugore.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski shpalli 15 shkurtin si “ditë uniteti kombëtar” pasi paralajmëroi mbrëmjen e 14 shkurtit se vendi do të sulmohet ushtarakisht nga Rusia

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Konflikti Rusi-Ukrainë, liderët evropianë takohen nesër në Bruksel

Tërheqje trupash nga Krimea, NATO akuzon Rusinë: Po shton ushtarët në kufi me Ukrainën

Sot tërhoqi trupat nga Krimea, Rusia frikëson sërish, dërgon bombardues në Detin Mesdhe

Britania kërcënon Rusinë me sanksione,Lavrov: Do kundërpërgjigjemi, nuk do jemi indiferentë

VD/ Pamje misterioze! Një helikopter amerikan ulet në kufirin Poloni-Ukrainë

‘Pse ka rëndësi Ukraina?’/ Një nga vendet më të mëdha në Europë, FAKTET

Vendim tjetër i Rusisë: Forcat ushtarake në Krime tërhiqen dhe kthehen në garnizone

 

Shefi i Pentagonit në Bruksel për bisedime të rëndësishme në NATO

Rusia tërhoqi trupat afër Ukrainës! Bursat europiane rriten, bie çmimi i naftës

 

(d.v;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kryesore jens stoltenberg konflikti rusi-ukraine vladimir putin jens stoltenberg konflikti rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll