Bota

Zvicra Covid free/ Vendi heq të gjitha masat, nga data 17 shkurt mund të udhëtoni pa PCR

16 Shkurt 2022, 16:48 Nga DOSJA
Zvicra Covid free/ Vendi heq të gjitha masat, nga data 17 shkurt mund

ZVICËR- Zvicra pritet të heq të gjkitha masat anti-Covid. Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme, e cila më anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga 17 shkurti të gjithë shtetasit mund të vizitojnë Zvicrën pa nevojën  e PCR-së dhe as certifikatën e vaksinimit. Ndërkohë që deri më datë 31 mars do të mbeten në fuqi detyrimi për të mbajtur maska në transportin publik.

Njoftimi i MEJP-së:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritet në Zvicër, kanë vendosur heqjen e të gjithë masave në kufi për udhëtimet drejt këtij shteti, në kushtet e Covid-19. Duke filluar nga data 17 shkurt 2022, nuk do të kërkohet certifikatë vaksinimi apo shërimi, as provë testi negativ anti-covid dhe as formulari (PLF) për të hyrë në Zvicër”.

Ndërkohë deri më 31 mars do të mbeten në fuqi, detyrimi i maskave në transportin publik dhe në objektet shëndetësore si dhe izolimi prej pesë ditësh për personat që kanë rezultuar pozitivë. Nga e enjtja, 17 shkurt do të hiqen kufizimet e mëposhtme:

Maskat nuk do të jenë të detyrueshme në dyqane dhe ambiente të brendshme të restoranteve, si dhe në objektet, kompanitë dhe ngjarjet me qasje të publikut; Bien plotësisht Certifikimi i detyrueshëm në objekte dhe biznese si kinema, teatro, ambiente të brendshme restorantesh dhe eventesh; Bie po ashtu detyrimi për autorizim për ngjarje të mëdha;

Hiqen kufizimet e takimeve private; Bie poshtë rekomandimi i zyrës së shtëpisë (Homm Office); Hiqet po ashtu detyrimi për dëshminë e vaksinimit, shërimit ose testit pas hyrjes dhe detyrimi i formularit për hyrje në Zvicër; Bien kufizimet vullnetare të kapacitetit në teleferikë dhe shitje me pakicë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota hiqen masat anti-covid masat anti-covid ne zvicer hiqen masat anti-covid masat anti-covid ne zvicer

Sondazh

Poll