Bota

Dita Kombëtare e Serbisë, Blinken letër Vuçiç: Me Kosovën duhet njohje e dyanshme

15 Shkurt 2022, 14:32 Nga DOSJA
Dita Kombëtare e Serbisë, Blinken letër Vuçiç: Me

UASHINGTON/BEOGRAD – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i dërgoi letër presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me rastin e Ditës Kombëtare të Serbisë. Në letër, shefi i diplomacisë amerikane theksoi rëndësinë që Serbia dhe Kosova të arrijnë marrëveshje të përbashkët me njohje reciproke midis tyre. Nga ana tjetër, ai garantoi Vuçiç se SHBA do ta mbështesë Serbinë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Jemi të vendosur të mbështesim qëllimin e Serbisë në integrimin europian dhe inkurajojmë normalizimin e marrëdhënieve të përqëndruara në njohjen e dyanshme me Kosovën, e cila do të sjellë më siguri më të madhe dhe stabilitet për rajonin”, shkruhet në letrën e Blinken për Vuçiç.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic antony blinken aleksander vucic antony blinken

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2022, 10:32

Princesha e Japonisë rezulton pozitive me COVID

JAPONI-Princesha Yoko e Japonisë ka rezultuar pozitive me COVID, pas u bëri testin të ditën e djeshme. Ajo kishte një dhimbje të fyti një ditë më parëm shkruan ...