Sport

Champions League/ Carlo Ancelotti: “Nëse Karim Benzema ndihet mirë, ai do të luajë” (VD)…

15 Shkurt 2022, 11:30 Nga DOSJA
Champions League/ Carlo Ancelotti: “Nëse Karim Benzema ndihet

FRANCE Trajneri i skuadrës “los blancos”, italiani Carlo Ancelotti, gjatë konferencës për shtyp, është shprehur se për sulmuesin francez do të vendosë në çastet e fundit, duke e lënë gjithçka për t’u zbuluar në fushën e lojës.

“Fjala e fundit është lojtarit, mjekëve dhe trajnerit. Më duhet të dëgjoj dhe të marr një vendim. Benzema ka disa ditë që po stërvitet, ka mundur edhe të sprintojë pa problem.

Pastaj është gjendja psikologjike dhe trajneri duhet të shohë nëse mund të luajë pas një mungese të tillë. Por Karim, nuk është një lojtar i ri, nuk ka nevojë të përshtatet, nëse ndihet mirë, do të luajë me siguri”,– është shprehur Ancelotti.

Trajneri italian e ka lënë gjithçka të hapur përsa i përket aktivizimit të sulmuesit të kombëtares franceze, mungesa e të cilit në radhët e Real Madridit ndjehet mjaft.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league kundër real madridit italiani carlo ancelotti karim benzema do të jetë karim benzema ishte fantastik champions league kundër real madridit italiani carlo ancelotti karim benzema do të jetë karim benzema ishte fantastik

Sondazh

Poll