Politike

“Na vratë 4 protestues në bulevard”, Spaho përplaset live me Klosin: I vratë ju

2 Korrik 2019, 19:51 Nga DOSJA
“Na vratë 4 protestues në bulevard”, Spaho përplaset

Ministri Blendi Klosi dhe ish-deputeti i PD Edmond Spaho kanë zhvilluar një diskutim të ashpër në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24”.

Klosi tha se PS ka fituar dhe se 30 qershori ishte një ditë me zgjedhje të lira. Spaho deklaroi se ODIHR e tha qartë se nuk kishte zgjedhje demokratike.

Klosi: Hyni në zgjedhje më 2021 dhe fitoni. Shumë e lehtë.

Spaho: Po jeni pakicë. Ju vetëm vidhni votat.

Klosi: Na vratë 4 protestues.

Spaho: I vratë ju.

Klosi: Ju doni që të shkoni në plazh dhe të fitoni.  Të vijë një forcë politike që ia vlen.

Spaho: Ishin votime, zgjedhje moniste.

Klosi: Ne hymë dhe fituam 60 bashki, po do i marrim normalisht.

Spaho: Ju keni vjedhur vota dhe këtë herë dolën që bënit presion mbi administratën, presione dhe vjedhje votash.

Çipa: Unë kam një problem. Se jumos përplaseni me njëri –tjetrin kundër qytetarëve. Keni shembur institucionet e Republikës.

(Marrë nga Balkanweb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 janar 2011 blendi klosi edmond spaho zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 21 janar 2011 blendi klosi edmond spaho zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll