Politike

“Nuk ishte normal”, Spartak Ngjela analizon konferencën e Metës: Ishte i shqetësuar

2 Korrik 2019, 19:42 Nga DOSJA
“Nuk ishte normal”, Spartak Ngjela analizon konferencën e

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela duke komentuar Presidentin Ilir Meta tha se ai dukej i shqetësuar. “Të gjithë krerët e shteteve shpesh janë nën akuzë, por janë avokatë. Kam qenë në akuzë me tigra, por këta janë kafshë të buta jo mishngrënëse, por një presidenti nuk i lejohet ky lloj diskutimi se nuk dihet kë kërcënon. Gabon edhe në aspektin e brendshëm edhe atë ndërkombëtar, por nuk ishte normal.

Ai ka nxjerrë një dekret të pavlefshëm juridikisht. Pyetja që bëhet është: A ka të drejtë Presidenti të mos dekretojë zgjedhjet? Jo ai e ka të detyrueshme datën 30 qershor.

Presidenti ka të drejtë të dekretojë kryeministrit dhe i jep 10 ditë kohë, por nëse ditën e 4 çdekreton kryeministrit nuk ikën ky i fundit por Presidenti.

Me rrëzimin e dekretit mund të quhej shkelje e lehtë por e morën në qafë ata që e mbrojtjen dhe e çuan në shkelje të rëndë. Cila e rëndon këtë shkelje: krijoi akses civil për përplasje shoqërore që e kanë vënë re dhe ndërkombëtarët”, tha Ngjela.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta kundër të gjithëve shperthimi i metes spartak ngjela ilir meta meta kundër të gjithëve shperthimi i metes spartak ngjela

Sondazh

Poll