Art&Argëtim

Nuk e kursen! Agron Llakaj: Doja të mbyllja televizorin kur pashë debatin Donald-Einxhel

14 Shkurt 2022, 17:45 Nga DOSJA
Nuk e kursen! Agron Llakaj: Doja të mbyllja televizorin kur pashë

TIRANË- Aktori i humorit Agron Llakaj kritikoi mikun e tij, Donald Veshaj për debatine zhvilluar me moderatoren Einxhel Shkira brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. I ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ ai është pyetur për rrugëtimin e Donaldit në shtëpinë e “Big Brother VIP’, ku përveç komenteve pozitive Agroni ka shprehur edhe kritikat e tij ndaj mikut.

Në fjalën e tij, ai tha se do t’i kishte ulëritur fort Donaldit sepse kurrë, duke shtuar se kurrë një gjuhë e tillë nuk duhej përdorur ndaj një vajze, edhe pse shtoi se kjo e fundit e provokoi.

“I vetmi moment që i kam tërhequr vëmendjen ka qenë debati banal me Einxhelin. Doja ta mbyllja televizorin kur e pashë atë pjesë. Po të mundesha, do t’i kisha dhënë një të ulëritur të fortë. Nuk duhet të flitej me një vajzë ashtu, edhe pse u provokua. Ai ka një edukatë nga familja dhe si Agroni në raste të tilla në një debat me një femër mashkulli duhet të jetë më gjeneroz,”-shprehu ai.

Rreth një muaj më parë gjatë spektaklit të ‘Big Brother VIP’, dy konkurentët Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira kanë patur një debat të ashpër, pasi moderatorja pretendoi se Donaldi dhe i vëllai, Romeo, e kanë hequr padrejtësisht nga puna dhe nuk e kanë paguar. Ndërsa Donaldi në mbrojtje të tij pretendoi të kundërtën, duke shtuar se Einxhel “njihej nga e gjithë Tirana”. Lidhur me frazën e përdorur pretendoi se ishte e gjitha duke iu referuar kulturës së saj të punës, e jo aspekteve të tjera të jetës së saj private. 

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz agron llakaj big brother vip donald veshaj einxhel shkira shqiperia live agron llakaj big brother vip donald veshaj einxhel shkira shqiperia live

Sondazh

Poll