Art&Argëtim

Kushton shumë! Meriton Mjekiqi: Kërkova 100.000 euro për të pranuar ftesën e BBV

14 Shkurt 2022, 16:42 Nga DOSJA
Kushton shumë! Meriton Mjekiqi: Kërkova 100.000 euro për të

PRISHTINË– Moderatori nga Kosova, Meriton Mjekiqi ka zbuluar se i ka kërkuar produksionit të  ‘Big Brother VIP’ 100.000 euro për të pranuar ftesën që të ishte pjesë e formatit. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Prive.al”, Meriton është shprehur se nuk mund të pranonte të ishte pjesë e një formati që je i izoluar për 2-3 muaj duke lënë pas punën.

“Më është bërë ftesa para se të fillonte formati. Unë kam qenë në makinë duke udhëtuar e duke ardhur për në Prishtinë. E di që i kam thënë që do të vija nëse do të më jepnin 100.000 euro. Mund të jem i ftuar për respekt me ndonjë detaj, ndonjë surprizë, por nuk e shikoj dot veten të qëndroj 24 orë aty, jo sepse nuk dua të shfaq veten time, por sepse kam shumë ambicje dhe dua të punoj, jo të qëndroj 2-3 muaj në të njëjtin vend,”– u shpreh ai gjatë intervistës.

SHIKO MINUTËN: 8:00

Ndërkohë ai u pyet gjithashtu se kë banor preferon për të fituar finalen e madhe, moderatori tha emrin e aktorit Donald Veshajt.

“Jam në përkrahje të Donaldit. E kam mik shumë të mirë, me pëlqen shumë, por edhe Iliri bën lojë shumë të mirë dhe është shumë i aftë,”-shtoi ai.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip donald veshaj meriton mjekiqi prive big brother vip donald veshaj meriton mjekiqi prive

Sondazh

Poll