Politike

Shpërthimi i Metës, Artan Fuga zbërthen mesazhet e Presidentit: Do japë dorëheqjen

2 Korrik 2019, 18:04 Nga DOSJA
Shpërthimi i Metës, Artan Fuga zbërthen mesazhet e Presidentit:

TIRANË- Pedagogu dhe Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas shpërthimit të Presidentit Ilir Meta, ku ky i fundit sulmoi të gjithë.

 Fuga në një shkrim të tij në Facebook, shkruan se Meta do të japë shumë shpejt dorëheqjen brenda datës 13 tetor. Sipas pedagogut ky ishte mesazhi që dontë që të përcillte Presidenti sot në konferëncën urgjente.

POSTIMI I PLOTË

Gazetarë, a e kuptuat se çfarë ndodhi? Z. President shpalli sot se do të japi dorëheqjen përpara 13 tetorit, lëreni lojën me batuta! Duke propozuar që në 13 tetor të bëhen edhe zgjedhjet e ligjshme lokale, edhe ato parlamentare edhe presidenciale, zoti Ilir Meta shpalli de facto se përpara 13 tetorit do të japi dorëheqjen. Kjo sepse si do të bëhen zgjedhjet presidenciale nëse vendi i Presidentit nuk shpallet vakant???

Supozimi është që ai shpalli lëvizjen e tij politike të re. Bëhen ose jo zgjedhjet lokale – pak gjasa ka të pranohen nga kryeministri – Presidenti ka menduar të dorëhiqet. E shpalli, sipas meje. Pra nëse ti më shpie për gjykim në Gjykatën Kushtetuese, unë përpara jap dorëheqjen dhe e çoj krizën në pikën maksimale.

Në këto kushte kryeministri do të detyrohet të vejë kryetarin e kuvendit në atë post sikurse e kërkon kushtetuta, pra Shqipëria të mos ketë as President të vërtetë, ose ta zgjedhi presidentin me “deputetë” të mbetur jetimë politikisht, politikisht “kopila”. Pra, të zgjedhi një president të paligjshëm, pra sistemi  qeverisës në Shqipëri të deligjitimohet i gjithi, me pushtet lokal pa legjitimitet elektoral, me Kuvend gjysmagjel, dhe me President të dali jashtë kuadrit normal kushtetues. Të shpëtojë kush mundet!

Për 60 minuta, Ilir Meta doli kundër të gjithëve. Ambasadorë, ndërkombëtarë, anti-perëndim, George Soros dhe kryeministër i papërgjegjshëm ishin disa nga temat e presidentit. Meta propozoi që më 13 tetor vendi të zhvillojë 3 palë zgjedhje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan fuga ilir meta meta kunde te gjitheve shperthimi i metes artan fuga ilir meta meta kunde te gjitheve shperthimi i metes

Sondazh

Poll