Aktualitet

Blinken: Ekziston një rrezik i lartë i pushtimit rus

13 Shkurt 2022, 08:59 Nga DOSJA
Blinken: Ekziston një rrezik i lartë i pushtimit rus

SHBA-Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken ka deklaruar ditën e sotme se ekziston ende një rrezik real i pushtimit rus ndaj Ukrainës. Në një konferencë të përbashkët shtypi me minsitrat e jashtëm të Japonisë dhe Koresë së Jugut, në Honolulu, Bliken përsëriti se kanalet diplomatike me Rusinë për krizën e Ukrainës mbeten të hapura dhe se e vetmja rrugë përpara është që Rusia të tërhiqet.

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace ka deklaruar se Rusia mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës në çdo kohë, pavarësisht garancive të përsëritura nga Moska se ajo nuk përbën kërcënim për asnjë vend. Sekretari britanik i Mbrojtjes paralajmëroi se në rast përshkallëzimi, NATO  do të zgjerojë forcat e saj përgjatë kufirit rus dhe aleatët do të rris shpenzimet ushtarake.

“Ndoshta (Presidenti rus Vladimir Putin) mund të fikë motorët e tij të tankeve dhe ne të gjithë mund të shkojmë në shtëpi, por ka një erë të Mynihut në ajër ,” tha Wallace.

Ministri britanik udhëtoi u takua me homologun e tij në Moskë Sergei Shoigu, ditën e premte. Wallace u shpreh se bisedimet ishin “konstruktive dhe të ndershme” dhe i kërkoi Moskës të de-përshkallëzojë tensionet në kufirin ukrainas.

Nga ana e tij, Shoigu tha pas takimit se niveli i marrëdhënieve Rusi-Britani është afër zeros dhe se është e nevojshme të ndalet përkeqësimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe NATO-s.

(f.m)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anthony blinken lartë pushtimit rus rrezik anthony blinken lartë pushtimit rus rrezik

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2022, 21:40

VIDEO/ Xhubleta si dëshmi e identitetit kombëtar

MALËSI E MADHE- Në oborrin e kishës së fshatit Bajzë, në Malësi të Madhe, një grup të rinjsh po ekspozojnë veshjet tradicionale të zonës, ku bie në sy xhub...