Bota

Konflikti në Ukrainë, përfundon telefonata mes Biden dhe Putin, priten detajet

12 Shkurt 2022, 17:10 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë, përfundon telefonata mes Biden dhe Putin,

SHBA- Telefonata mes Presidentit Joe Biden me homologut rus Vladimir Putin ka përfunduar. CNN shkruan se kjo telefonatë vjen pas një jave përpjekjesh diplomatike për të shmangur konfliktin në Ukrainë, ndërsa Rusia vazhdon të grumbullojë trupa pranë kufirit ukrainas. Telefonata mes dy liderve zgjati një orë e dy minuta.

Ende nuk janë zbardhur detaje se çfarë u vendos gjatë bisedës. Diskutimi mes dy liderëve erdhi disa orë pasi SHBA-ja zhvendosi disa nga forcat e saj nga Ukraina dhe urdhëroi evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi rriten frika se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme.

LAJMI KRYESOR: Ukraina në alarm të kuq-mund ta pushtojë Rusia nga dita në ditë. Sot Biden telefonon Putin

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden konflikti ukraine-rusi vladimir putin joe biden konflikti ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll