Bota

Tronditet Spanja! Prindërit i ndaluan Wifi, 15-vjeçari i vret s’kursen as vëllanë

12 Shkurt 2022, 15:54 Nga DOSJA
Tronditet Spanja! Prindërit i ndaluan Wifi, 15-vjeçari i vret

SPANJË- Një 15-vjeçar ka vrarë prindërit dhe vëllanë e tij, 10 vjeçar, në një lagje të Elçes (Alicante, Spanjë). Policia spanjolle po heton se cilat mund të jenë arsyet që shkaktuan krimin e trefishtë, ndonëse hipotezat kryesore flasin për një diskutim që ai mund të ketë pasur me prindërit lidhur me performancën e dobët në shkollë.

Akti makabër i të miturit mund të ketë nisur pas një sherri të fortë me nënën e tij, e cila i ndërpreu WiFi-in, sepse ai kishte ngelur në pesë lëndë.

Më pas, i mituri i paidentifikuar qëndroi me kufomat në shtëpi për tre ditë. Deri në momentin kur nga pyetja e rastësishme që një fqinj i ka bërë të miturit u zbulua gjithçka.

Ai e pyeti se ku i ndodheshin prindërit pasi kishte ditë që nuk i kishte parë. Por djali i ishte përgjigjur se i kishte vrarë pak ditë më parë.

Në pas fqinji ka njoftuar të afërmit e çiftit, i cili ka lajmëruar policinë dhe urgjencën. Ndërkohë që i mituri u arrestua duke pranuar edhe krimin. Sipas hetuesve në çdo moment ai ka treguar një ftohtësi të pazakontë, pa shprehur pendesë në asnjë moment.

Burimi: EL PAIS.

(j.c)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota el-pais i mituri vret prinderit ne spanje spanje el-pais i mituri vret prinderit ne spanje spanje

Sondazh

Poll