Bota

Konflikti me Rusinë, qytetarët ukrainas marshojnë për të treguar unitet

12 Shkurt 2022, 17:23 Nga DOSJA
Konflikti me Rusinë, qytetarët ukrainas marshojnë për

UKRAINË- Turma njerëzish u mblodhën në kryeqytetin ukrainas të shtunën pasdite. CNN shkruan se njerëzit që marshonin mbanin flamuj ukrainas dhe tabela me slogane pro-ukrainase. Rreth 2,000 deri në 3,000 njerëz marshuan nga Parku Shevchenko në Sheshin Maidan, i njohur gjithashtu si Sheshi i Pavarësisë, në Kiev me qëllimin për të demonstruar unitet përballë një kërcënimi të përbashkët rus. Disa demonstrues që morën pjesë shprehën mbështetjen e tyre për një Ukrainë demokratike, të lirë nga ndikimi i Rusisë.

“Ne jemi bashkë, jemi të fortë. Dhe pa marrë parasysh se sa i çmendur fqinji ynë, ne ende duam të jemi një Ukrainë paqësore demokratike. Ne nuk duam të jemi miq, të jemi vëllezër me atë fqinj të çmendur,” tha një protestuese.

Ndër tabelat e shumta në turmë ishte një e madhe e kuqe ku shkruhej #PutinëarCriminal dhe #PutinMassMurderer. Qeveria ukrainase ka vazhduar t’u bëjë thirrje qytetarëve të saj që të qëndrojnë të qetë përballë kërcënimit të një pushtimi rus.

LAJMI KRYESOR: Ukraina në alarm të kuq-mund ta pushtojë Rusia nga dita në ditë. Sot Biden telefonon Putin

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll