Aktualitet

Plagosi disa herë me thikë gruan, arrestohet 43-vjeçari në Krujë 10 ditë para arratisë

2 Korrik 2019, 06:09 Nga DOSJA
Plagosi disa herë me thikë gruan, arrestohet 43-vjeçari në

Krujë-Plagosi me thikë gruan disa ditë më parë, arrestohet 43-vjeçari në Krujë. Sipas policisë  është arrestuar Gentian Gjoka 43 vjeç pasi 10 ditë më parë tentoi të vriste bashkëshorten e tij duke e qëlluar disa herë me thikë.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ndodhur më datë 21.06.2019.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë,në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e autorit të plagosjes me thikë së shtetases A.Gj., kanë vënë në pranga shtetasin:

-G.Gj.,43 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 21.06.2019, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke e qëlluar disa herë me thikë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda Tiranë në ngarkim të shtetasit G.Gj., për veprat penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 79/c-22 dhe 279 të Kodit Penal.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gentian gjoka plagosja me thikë e gruas arrestohet gentian gjoka plagosja me thikë e gruas

Sondazh

Poll