Aktualitet

Nxirret me dhunë nga mjeti një person në Poliçan, autorët i grabisin makinën

11 Shkurt 2022, 10:50 Nga DOSJA
Nxirret me dhunë nga mjeti një person në Poliçan,

POLIÇAN-Një mjet është grabitur në Poliçan. Dy autorët nxorën me dhunë personin që kishte mjetin, duke e dhunuar e duke ia marrë. Ngjarja ndodhi gjatë natës, në vendin e quajtur “Përroi i Xhenjos”. Policia informon se pre e dhunës dhe grabitjes ka rënë personi me inicialet A. B. Policia iu vu në ndjekje, e për pasojë autorët u përplasën me murin anësor të rrugës, mirëpo në këtë aksident kishte vëtëm dëme materiale. Dy të arrestuarit me inicialet V. K., 36 vjeç dhe R. Z., 54 vjeç, do të akuzohen për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

NJOFTIMI I POLICISË:

I vodhën me dhunë automjetin, një shtetasi, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët. Gjatë natës, në vendin e quajtur “Përroi i Xhenjos”, Poliçan, dy shtetas kanë zbritur me dhunë nga mjeti i tij, shtetasin A. B., dhe pasi ia kanë marrë mjetin, janë larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë, pasi morën njoftim për rastin, kanë organizuar punën duke ushtruar kontrolle dhe si rezultat kanë bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e autorëve, të cilët në tentativë për t’iu larguar shërbimeve të Policisë, janë përplasur me murin anësor të rrugës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve V. K., 36 vjeç, banues në Poliçan dhe R. Z., 54 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne polican polican grabitje ne polican polican

Sondazh

Poll