Aktualitet

Nga pronat tek bizneset dhe noterët, presidenti Meta dekreton tre ligje të qeverisë

11 Shkurt 2022, 10:25 Nga DOSJA
Nga pronat tek bizneset dhe noterët, presidenti Meta dekreton tre ligje

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot tre ligje nga qeveria e kryeministrit Edi Rama. Sot, kreu i shtetit ka kaluar ligjin për regjistrin e pronarëve përfitues; atë të biznesit dhe për noterinë. Sipas Metës, ligjet e kaluara në Kuvend janë në zbatimin e rekomandimeve të FATF-së (Financial Action Task Force) dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve që regjistrojnë të dhënat e pronarëve përfitues.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës:

11 shkurt 2022

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e paketës ligjore të mëposhtme: -Ligj nr. 6/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar”; Ligj nr. 7/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar”; Ligj nr. 8/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 “Për noterinë””. Këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues. Forcimi i standardeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, që nxisin zbatimin efektiv të masave ligjore, rregullative dhe operacionale për luftën kundër pastrimit të parave, dhe financimit të terrorizmit duhet të jenë prioritet për vendin.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta ilir meta dekreton ligje ilir meta ilir meta dekreton ligje

Sondazh

Poll