Aktualitet

Shembja tek “5 Maji”, banorët kallëzim në SPAK: Vendosni sekuestro preventive

11 Shkurt 2022, 09:27 Nga DOSJA
Shembja tek “5 Maji”, banorët kallëzim në SPAK:

TIRANË- Banorët e zonës së “5 majit” kanë depozituar një kallëzim penal në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duke kërkuar sekuestro preventive mbi projektin e rindërtimit në njësinë nr.8. Sot, të shoqëruar nga avokatja Adriana Kalaja, banorët i janë drejtuar sot institucioneve të drejtësisë dhe kërkojnë garanci në lidhje me nënshkrimin e kontratës me Bashkinë e Tiranës për të marrë atë që u takon, por me të gjitha detajet e mirëcaktuara. Ato shprehen se nuk kanë firmosur asnjë kontratë me Bashkinë, ndaj derisa kjo të ndodhë, ata kërkojnë që të merret masa e sekuestros preventive, pasi sipas tyre në zonë do të ndërtohen kulla e jo banesa sociale për të prekurit nga tërmeti. 

“Argumentuam para SPAK se aty nuk ka ndërtim për efekt të tërmetit, pasi asnjë nga banesat enë 5 maj nuk janë prekur nga tërmeti. Nuk është një projekt për interes publik. Sipas provave që disponojnë do të ndërtohen disa kulla. Ligji e përcakton qartë se duhet të ketë një vendim prishje që ne e kemi përcaktuar si shkelje flagrante. Ne kemi kërkuar marrjen e masës së sekuestros preventive të projektit. Ky projekt nuk ka lidhje me projektin e rindërtimit të tërmetit. Ne i kemi kërkuar SPAK vënien e sekuestros preventive dhe pezullimin e aksionit të prishjes deri në zbardhjen,”- tha avokatja Kalaja.

Më pas, për mediat kanë folur edhe banorët e zonës, të cilët kanë treguar edhe prapaskenat e takimit me kryeministrin Edi Rama dhe faktin që punonjësit e Bashkisë së Tiranës e kanë marrë për të mirëqënë faktin se do të nënshkruan kontratën, e madje edhe kishin nisur “lojrat psikologjike” me ta duke i gënjyer se të tjetër ishin nënshkruar. Sipas tyre, vetëm 5% e kanë firmosur kontratën, ndërsa po dje kryebashkiaku Erion Veliaj tha se vetëm 5-6% e banorëve të zonës ‘5 Maji’, që preken nga procesi i rindërtimit dhe rikualifikimit urban, nuk e kanë nënshkruar kontratën me Bashkinë e Tiranës.

Po dje, banorët e ‘5 Majit’, Paskuqanit e Laprakës u ngritën në protestë para Kuvendit, kur kryeministri Edi Rama ftoi 3 përfaqësues të tyre në zyrë, brenda ambienteve të Kuvendit. Pas takimit, Rama tha se do të marrin shtëpi, si banorët që kanë certifikatë pronësie si dhe ata të cilët e kanë shtëpinë pa leje. Por banorët nuk mbetën të pakënaqur nga takimi me të, duke pretenduar se për asnjë moment nuk kishin marrë asnjë firmë apo dokument që t’i vërtetonte fjalët e kreut të qeverisë. Në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban në zonën e ‘5 Majit’, qindra banesa janë projektuar për t’u shembur nga IMT. Një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar kontratat e propozuara nga bashkia, ku thuhet se do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re me të njëjtat metra katror. Deri më tani në zonë janë zhvilluar 2 aksione shembjeje, ndërsa i radhës është planifikuar më 22 shkurt. 

SHIKO EDHE KËTË:

SKEMA-Banorja e “5 majit” nga SPAK:Marrin veç babanë tim,i thonë ‘firmosi nënë Liza’

Kallëzim në SPAK, nëna Liza: Sa dola nga takimi me Ramën, më thirrën nga Bashkia

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 5 maji shkon ne spak tirane 5 maji shkon ne spak tirane

Sondazh

Poll