Aktualitet

‘Po jetoj një aventurë’/ DËSHMIA pas dorëzimit, shqiptari del para hetuesve grekë

11 Shkurt 2022, 09:49 Nga DOSJA
‘Po jetoj një aventurë’/ DËSHMIA pas dorëzimit,

GREQI– Roxhers Demirazi ka shfaqur pendesë për ngjarjen e ndodhur në Greqi duke u ofruar që të tregojë më shumë se çfarë kishte ndodhur. Shqiptari, i dyshuari si i përfshirë në vrasjen e tifozit grek Alkis Kambanos në Selanik, iu dorëzua autoriteteve policore greke, pasi dje u vetëdorëzua në Policinë e Korçës. Ditën e djeshme, vetë Demirazi dha një intervistë për mediat greke në të cilat u shprh se ishte i gatshëm që të ndihmonte e se po kalon një aventurë të madhe.

Për “ALPHA”, me zë të dridhur ai tha: ‘Babai do të ikte me gjyshen dhe u thashë të largohesha edhe unë. Askush nuk më ndihmoi të ikja. Vendimin e kam marrë vetë. Ajo që po jetoj është një aventurë e madhe për jetën time dhe jam shumë i frikësuar. Për tani nuk kam frikë nga asgjë. Të tjerat do t’ia them hetuesit”, tha 20- vjeçari.

Avokati i tij më herët kishte konfirmuar për Kathimerini transferimin.

Ai u dorëzua në stacionin kufitar të Krystallopigisë, ku u prit nga policia greke, i shoqëruar nga inspektori i përgjithshëm i policisë greke të Greqisë, gjenerallejtënant Konstantinos Skoumas. 20-vjeçari që kishte kaluar me babanë dhe gjyshen e tij nga Krystalopigi për në Shqipëri, pas vrasjes dhe ndërkohë që një urdhër-arresti ndërkombëtar ishte në fuqi u dorëzua vetë në Policinë e Koricës.

Tre nga disa të të dyshuar u lanë në paraburgim. Tashmë i riu shqiptar pritet të transferohet në Gjykatat e Selanikut, ku prokurori do të ratifikojë urdhrin e arrestit ndaj tij dhe më pas do të dalë para hetuesve. Në kërkim është edhe një person tjetër, i quajtur si ‘BIG’, duke mos u identifikuar se kush është.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alkis kampanos roxhers demirazi alkis kampanos roxhers demirazi

Sondazh

Poll