Aktualitet

NGJARJA e 2020, sot u arrestua, si e ndihmoi Përdoda vëllain për të vrarë rapsodin

11 Shkurt 2022, 08:53 Nga DOSJA
NGJARJA e 2020, sot u arrestua, si e ndihmoi Përdoda vëllain për

LEZHË– Edmond Përdoda u vu në pranga sot nga policia e Lezhës dhe forcat RENEA. Po për çfarë akuzohet 39-vjeçari i cili u arrestua sot pas operacionit të RENEA-s? Përdoda, akuzohet se së bashku me vëllain e tij Aleksandër Përdoda, i cili ndodhet aktualisht në burg ekzekutuan rapsodin e njohur Kol Murrani dhe mikun e tij, Preng Simoni. Ngjarja ndodhi në 27 prill të 2020 në fshatin Lalm të Vjetër në Lezhë dhe ngjarja tronditi asokohe opinionin publik për shkak të njohjes që rapsodi Kol Murrani kishte në zonë.

Por si ndodhi vrasja? Trupat e pajetë të dy burrave u gjetën pranë shtëpive të tyre në fshatin Lalm i Vjetër, në njësinë Administrative Kolsh. Të dy miqtë ishin larguar që në mëngjes nga shtëpitë e tyre, me një motor për të shkuar në fshatin ku kishin lindur. Një nga djemtë e viktimave nisi ti kërkojë pasi nuk iu përgjigjën në telefon.

Pasditen e 27 prillit ata u gjetën të pajetë, ndërsa mendohet se vrasja kishte ndodhur disa orë më parë. Të dy miqtë e kishin ngarkuar motorin e tyre me një thes me jonxhë por rrugës besohet se janë qëlluar me armë zjarri nga Aleksandër Përdoda dhe i vëllai. Ngjarja u raportua fillimisht si një konflikt banal, por pas hetimit, pistat ishin dy. E para që rapsodi dhe miku i tij u vranë për shkak të denoncimit se në tokat në pronësi të tyre ishte mbjellë kanabis dhe e dyta për shkak të një konflikti pronësie mes Përdodës dhe Preng Simonit.

Nga hetimi, rezultoi se në momentin e vrasjes, nga analizimi i qelizave telefonike, Përdoda ishte pranë vendit ku ndodhi vrasja. Policia përjashtoi pistën e parë dhe pas arrestimit të Aleksandër Përdodës, u zbulua se vrasja kishte ndodhur për shkak të një konflikti pronësie. Autori pretendonte se vendi ku ka ndodhur krimi është pronë e tij. Kjo tokë përdorej nga autori për të prerë drutë e zjarrit. Ai mori armën dhe sapo i pa të dy në afërsi të tokës, i qëlloi për vdekje. I vëllai që u arrestua sot, Edmond Përdoda akuzohet nga hetuesit si personi që bashkëpunoi për të fshehur armën e krimit dhe ndihmoi Aleksandrin që të arratisej.

LAJMI KRYESOR: Vrau bashkë me vëllain rapsodin e njohur, RENEA arreston Edmond Përdodën në Lezhë

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet edmond perdoda edmond perdoda kol murrani preng simoni arrestohet edmond perdoda edmond perdoda kol murrani preng simoni

Sondazh

Poll