Politike

‘Don Agaçi dhuratëmadhi’/ Berisha kërkon Ramën: Po të afrohet anti-mafia!

10 Shkurt 2022, 12:00 Nga DOSJA
‘Don Agaçi dhuratëmadhi’/ Berisha kërkon

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar në sallë pasardhësin e tij në detyrë, Edi Rama pasi dëshironte që t’i kërkonte llogari për skandalin e arrestimit të mikut të sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, ish-gjeneralit Fabrizio Lisi. Teksa filste në Kuvend, Berisha kërkonte në sallë Ramën, ndërsa iu kthye ministres për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropalit, e cila po i kthente përgjigje nga vendi. Më pas, sqaroi edhe deklaratën e tij për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. 

“Don Agaçi dhuratë madhi me gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin. Kur i vura epitetin dhuratmadhi kisha parasysh aferën se si e lumturoi komshiun e vet në Romë. Dua të shpreh mirënjohje për anti-mafian italiane. Po ecën me vendsosmëri drejt kreut të Meduzës. Tani po ecen drejt kreut të Meduzës, ndaj dhe nuk ishte në sallë, se e dite që unë do t’ja përplasja. Nuk e mbron njeri Skëndërbuçin tënd. Sa i përket problemit të Skavicës ti je fajtori nr.1 bashkë me Edi Ramën për mbytjen e tokave pjellore të Dibrës [por nuk do e bëni dot sepse është denatyralizimit të Dibër. Unë jam pro investimeve amerikane. Por të bëhen me tender të hapur,”-tha Berisha. 

Dje në Itali u arrestua në Itali ish-gjenerali Fabrizio Lisi bashkë me 5 persona të tjerë si pjesë e një grupi që akuzohen për korrupsion, pengim të hetimeve në drejtësi dhe premtim përfitimi. Lisi, njihet në vendin tonë si mik i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

LAJMI KRYESOR: Vettingu në Kuvend! Porti, PD-Ballukut: Cënon sigurinë! Ministrja: Investon Emaar-i

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seance plenare 10 shkurt 2022 sali berisha seance plenare 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll