Politike

“Negociata” në Kuvend! “Të besuarit” e Berishës në fund të sallës, takojnë aleatët

10 Shkurt 2022, 13:42 Nga DOSJA
“Negociata” në Kuvend! “Të besuarit” e

TIRANË- Më sallën e Kuvendit të Shqipërisë vazhdojnë debatet për zgjatjen e afateve për organet e Vettingut, kur të vetmit që kanë deklaruar votën kundër janë Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, përfshirë edhe LSI. Por “negociatat” vazhdojnë, pasi në sallën e Kuvendit mbështetësit e Berishës nuk po rrinë kot.

Ata duket se kërkojnë të marrin më shumë vota kundër me shpresën se do të “thyejnë” numrin 94 që i duhet maxhorancës së Edi Ramës. Ndaj dhe kanë nisur takimet me aleatët e PD-së në fund të sallës. Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe të tjerë aleatë kanë biseduar përzemërsisht me Flamur Nokën dhe Luan Baçin, por a ua kanë mbushur mendjen do ta shohim kur të vijë momenti i votimit.

LAJMI KRYESOR: Vettingu në Kuvend! Berisha sherr me Salianjin: Ne opozitë, ju bashkëqeverisni me Ramën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seance plenare 10 shkurt 2022 seance plenare 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll