Aktualitet

Vrasja e Alkis/ Shqiptari pritet të ekstradohet, avokatja: Do dorëzohet

10 Shkurt 2022, 06:20 Nga DOSJA
Vrasja e Alkis/ Shqiptari pritet të ekstradohet, avokatja: Do

GREQI– Roxhers Demirazi pritet të ekstradohet në Greqi. Shqiptari i cili është shpallur në kërkim nga shteti Grek për vrasjen e të riut, Alkis Kamapnos është në kërkim ndërkombëtar e dyshohet se fshihet në Shqipëri. Avokatja Anthoula Anasoglou ka treguar për emisionin Koiga Sora MEGA, se kishte marrë një telefonatë që iu tha se i riu do të dorëzohet sot ose nesër.

“Ligji ekzistonte por nuk u zbatua kurrë. Dënimet nuk u pezulluan, nuk u konvertuan, ishin shumë të ashpra. Dje pasdite mora një telefonatë nga një koleg dhe do të dëgjoni që shqiptari i përfshirë në këtë çështje që ndodhet në Shqipëri do të dorëzohet sot ose nesër ”, ka treguar ajo.

SI NDODHI VRASJA E ALKIS?

Mëngjesin se martës, pas ndeshjes së kampionatit helen të futbollit AEK-PAOK, Alkis Kampanos u sulmua me dy miqtë e tij nga një grup huliganësh të PAOK-ut. Autori i vrasjes u identifikua një 23-vjeçar shqiptar me emrin Afksendos Çarçiu, pjesë e ultrasve të PAOK-ut të quajtuir “Bicepsi i Veriut”. Ai rrahu dhe goditi për vdekjen viktimën me kosë. Identifikimi i tij u bë i mundur nga kamerat e sigurisë përreth zonës së Charilou. Efektivët e rendit në Selanik sekuestruan një grup sendesh dhune në një prej zyrave të “Bicepsit të Veriut” në qendër të Selanikut. Rezultoi se mbajtësi i çelësave ishte Çarçiu. Ai u arrestua dhe u dënua me 5.4 vite burg. Vrasësi mohoi të kishte lidhje me sendet e gjetura. Për krimin tronditës, policia greke ka shpallur në kërkim dhe 20-vjeçarin nga Shqipëria Rogers Demirazi, i cili mendohet se fshihet në atdhe.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alkis kampanos roxhers demirazi alkis kampanos roxhers demirazi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2022, 21:46

‘Shkundet’ Shqipëria, tërmet në Elbasan

ELBASAN– Një tërmet ka shkundur Elbasanin, Librazhdin e Shqipërinë qendrore mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave të publikuara nga EMSC, lëkundja ka qenë me...