Bota

Atentat mafioz në Qipro, vritet bosi i kazinove, i akuzuar për trafik kokaine

9 Shkurt 2022, 12:45 Nga DOSJA
Atentat mafioz në Qipro, vritet bosi i kazinove, i akuzuar për trafik

QIPRO – Është ekzekutuar me atentat mafiozi biznesmeni Halil Faliali mbrëmjen e djeshme pranë banesës së tij në distriktin Girne të Qipros Veriore. Atentatorët lëshuan breshëri plumbash nga bosit të basteve dhe kazinove, i cili ndodhej në automjet bashkë me shoferin e tij. Fatkeqësisht, edhe ky i fundit ka humbur jetën si pasojë e plagëve. Halil Faliali u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk mundi t’i shpëtontë vdekjes.

Pas ngjarjes, policia qipriote ka shoqëruar një person të dyshuar.

Emri i bosit turko-qipriot është shumë i njohur jo vetëm në Qipro, por edhe në Turqi. Një tjetër bos i mafies turke, i cili është larguar nga Turqi, Sedat Peker ka rrëfyer në video se Faliali ishte një figurë kryesore në transportin e kokainës me Kolumbisë dhe Turqisë. Ish-presidenti i Qipros Veriore Mustafa Akinçi ka deklaruar kohë më parë se Halil Faliali mbrohet nga politikanë të fuqishëm në vend, sidomos nga partia në pushtet Uniteti Kombëtar.

Ai është hetuar disa herë për kërcënime e grabitje në vitin 2010. DEA e ka hetuar edhe për trafik droge bosin turko-qipriot Halil Faliali.

Burimi: Bianet

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll