Bota

87 milionë euro, jahti luksoz i Putin largohet nga Gjermania, nga se frikësohet?

9 Shkurt 2022, 11:37 Nga DOSJA
87 milionë euro, jahti luksoz i Putin largohet nga Gjermania, nga se

BERLIN – Jahti luksoz i presidentit rus Vladimri Putin është larguar nga porti i Hamburgut mëngjesin e së hënës. Lajmi raportohet nga media gjermane “Kieler Nachrichten”. Por duket se urdhri i shefit të Kremlinit ka të bëjë me situatën në Ukrainë.

Media e njohur në Gjermani “Bild” pretendon se Putin ka kërkuar largimin e jahtit të tij të quajtur “Graceful” nga frika se mund t’i sekuestrohet. Sipas të dhënave, jahti luksoz i presidentit rus kushton 87 milionë euro dhe ka gjatësi 82 m. Ai është ndërtuar në vitin 2014.

Liderët e Perëndimit kërcënojnë prej kohësh Rusinë me sanksione serioze nëse sulmon ushtarakisht Ukrainën. Kryeministri anglez Boris Johnson përsëriti qëndrimet e ashpra të bllokut aleat perëndimor dje për “The Times”.

Presidenti amerikan Joe Biden është i vetmi lider që ka kërcënuar hapur Putinin me sanksione personale nëse sulmon me forcat e armatosura ruse Ukrainën. Por, në takimin e fundit që Putin pati me homologun francez Emmanuel Macron i përmendi se Rusia është njëri prej shteteve kryesore në botë që zotëron armë nukleare.

Burimi: Newsbeezer

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson joe biden konflikti rusi-ukraine sanksione ndaj rusise vladimir putin boris johnson joe biden konflikti rusi-ukraine sanksione ndaj rusise vladimir putin

Sondazh

Poll