Art&Argëtim

Zbulimi- Marco Polo kishte edhe një tjetër vajzë…ç’gjeti studenti nga Venecia

9 Shkurt 2022, 09:33 Nga DOSJA
Zbulimi- Marco Polo kishte edhe një tjetër

ROMË– Marco Polo, një tregtar, eksplorues dhe shkrimtar venecian, i cili udhëtoi në Azi gjatë viteve-1271 dhe 1295 p.e.s., ka rrëmbyer titujt e tabloidëve. Kjo pasi në studimet e fundit, rezulton se Polo kishte një vajzë nga një lidhje jashtëmartesore. Mendohet se e bija quhej Agnese e se kishte lindur në vitin 1295. Marcello Bolognari, një student doktorature në Universitetin Ca ‘Foscari në Venecia, tha se kishte “indikacione të ekzistencës së Agnese” në dokumente të tjera të familjes Polo, por testamenti i saj i fundit, i zbuluar së fundmi në arkivin shtetëror të Venecias, ofron prova të forta se eksploruesi ishte babai i saj.

Dokumenti, i shkruar më 7 korrik 1319, tregon se Agnese, e cila vdiq në fillim të të 20-tave, i kishte besuar babait të saj, Polo, t’i dorëzonte testamentin e saj priftit, Pietro Pagano, në kishën e San Felice në San Giovanni të Venecias.

“Ne e dimë me siguri se ai kishte tre vajza dhe ky dokument tregon se me shumë mundësi ai kishte një vajzë tjetër nga një lidhje e mëparshme”,-tha Bolognari. Po ashtu, ai zbuloi se Agnese nuk e përmendte emrin e nënës së saj në testamentin e vdekjes, duke lënë të kuptohet se ajo kishte ndërruar jetë para saj. Ai tha se testamenti i Agnese përshkruan “një jetë familjare intime dhe të dashur”, madje theksohet se ajo ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë të vegjël, rrjedhimisht edhe dy pasardhës të tjerë të studiuesit.

Polo u bë i njohur pasi shkroi një libër për udhëtimet e tij, i cili në atë kohë u bë një nga librat e parë më të shitur në botë. Agnese besohet të ketë lindur midis 1295, viti kur tregtari dhe eksploruesi u kthye në Venecia pas më shumë se dy dekadash duke udhëtuar nëpër Azi, dhe para vitit 1298, kur u burgos në Xhenova për përfshirjen e tij në një konflikt detar midis dy qyteteve. Pasi mbaroi dënimin me një vit burg, ai u kthye në Venecia dhe u martua me Donata Badoer, me të cilën kishte tre vajza të tjera.

Marrë nga The Guardian

(f.m.k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kuriozitete kuriozitete itali marco polo itali marco polo

Sondazh

Poll