Art&Argëtim

Trixa: Jam pika e dobët e Donaldit dhe Iliri e përdor këtë gjë

8 Shkurt 2022, 21:55 Nga DOSJA
Trixa: Jam pika e dobët e Donaldit dhe Iliri e përdor këtë

TIRANË– Beatrix Ramosaj ka komentuar debatin e ashpër mes aktorit Donald Veshaj dhe balerinit Ilir Shaqiri në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’. E ndodhur në studio teksa transmetohej spektakli i BBV, Trixa tha se Iliri di pikat e dobëta të Donaldit dhe po i përdor që ta bëjë të ndihet keq. Me këto fjalë, këngëtarja la të kuptohet se ajo është një nga pikat e dobëta të Donaldit.

“Në këtë pikë të lojës Iliri po i sjell muhabetet e vjetra, di pikat e dobëta të Donaldit, duke më përfshirë edhe mua po përdor të gjitha për ta bërë të mos ndihet mirë ose të hapi debate. Edhe nga banorë të tjerë e kam vënë re këtë gjë, aty në lojë çfarë nuk po thonë!”- u shpreh Beatrix.

Mes Ilirit dhe Donaldit nuk kanë munguar debatet dhe ironitë. Balerini është shprehur se kur rihapen diskutimet e të kaluarës, Donaldi del jashtë çdo parametri. Aktori ka shtuar se nuk ka dashur asnjëherë që ta lëndojë Ilirin.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj donald veshaj ilir shaqiri beatrix ramosaj donald veshaj ilir shaqiri

Sondazh

Poll