Bota

Shefja e Greenpeace Morgan merr postin e ri, përfaqësuesja speciale e Gjermanisë

9 Shkurt 2022, 08:03 Nga DOSJA
Shefja e Greenpeace Morgan merr postin e ri, përfaqësuesja speciale e

Sipas informacioneve nga qarqet qeveritare drejtuesja e organizatës mjedisore ndërkombëtare Greenpeace, Jennifer Morgan, do të punojë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. Përfaqësues të qeverisë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se ajo do të bëhet përfaqësueja speciale e Gjermanisë për politikën ndërkombëtare për klimën pranë Ministrisë së Jashtme.

Drejtuese e Greenpeace që nga viti 2016

Annalena Baerbock do t’ua prezantojë mikeshën e saj, Jennifer Morgan, mediave gjatë ditës së sotme (09.02). Aktivistja e mjedisit nga SHBA, e cila është eksperte për klimën, ka punuar për dekada për organizata joqeveritare dhe drejton Greenpeace që nga viti 2016. Në të ardhmen detyra e saj do të jetë kryesisht përfaqësimi i Gjermanisë në konferencat vjetore botërore të klimës. Në qeverinë e re gjermane politika ndërkombëtare për klimën kaloi nga kompetencë e Ministrisë së Mjedisit në atë të Ministrisë së Jashtme.

Post dhe privilegje si nëpunëse civile

Sipas njoftimeve të revistës “Spiegel”, 55-vjeçarja Morgan do të marrë një post si Sekretare Shteti në Ministrinë e Jashtme Gjermane. Por për t’u bërë nëpunëse civile me të drejtat dhe privilegjet përkatëse, p.sh. për pensionin, ajo duhet së pari të marrë nënshtetësinë gjermane. Njoftohet se Jennifer Morgan e ka bërë ndërkohë kërkesën përkatëse për të marrë nënshtetësinë gjermane dhe ajo është duke u përpunuar.Jenifer Morgan dhe ministrja Annalena Baerbock njihen mirë me njëra-tjetrën nga takimet e shumta ndërkombëtare për klimën.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermani jennifer morgan gjermani jennifer morgan

Sondazh

Poll