Bota

Xhafer Deva, historianët: S’lidhet me Holokaustin, shqiptarët i mbrojtën hebrenjtë

8 Shkurt 2022, 20:55 Nga DOSJA
Xhafer Deva, historianët: S’lidhet me Holokaustin, shqiptarët i

KOSOVË– Historianët në Kosovë nuk janë shumë dakort dhe nuk e lidhin figurën e Xhafer Devës me krimet që kanë kryer nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Historiani Jusuf Buxhovi thotë se Xhafer Deva nuk mund të lidhet me Holokaustin e viteve 1941-1945, kur nazistët vranë rreth gjashtë milionë hebrenj. Sipas tij, hebrenjtë, si rrallë kund në Evropë në atë periudhë, kanë gjetur mbrojtje te shqiptarët.

“Nuk mund të lidhet me Holokaustin. Mua më ka habitur ajo e ambasadorit gjerman. Xhafer Deva ka qenë vetëm përfaqësues i një shteti të pavarur shqiptar në atë kohë, qeveri e pavarur. Xhafer Deva nuk ka marrë pjesë, sa e dimë ne historikisht, në asnjë aksion, burgosjen apo dënimin e hebrenjve”, thotë Buxhovi për Radion Evropa e Lirë.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara njoftuan se kanë pezulluar punimet për restaurimin e shtëpisë së Devës në Mitrovicë të Jugut, pas reagimeve që ka nxitur ky projekti. E kaluara e Devës si “bashkëpunëtor nazist” ë​shtë​ komentuar shumë​ gjatë​ ditë​ve të​ fundit dhe për këtë arsye BE-ja deklaronte se nuk ka qenë qëllimi i këtij projekti që të shkaktojë këto reagime por që të bashkojë komunitetet dhe të kontribuojë duke përdorur trashëgiminë kulturore si instrument për dialogun ndërkomunitar.

Reagimet e zyrtarëve dhe ato në mediat sociale kanë qenë pro dhe kundër restaurimit. Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, e kundërshtoi, pasi Devën e cilësoi si “bashkëpunëtor të ngushtë të nazistëve”.

“Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës, të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas,”- shkruante ai.

Më 1 shkurt u njoftuar se ka nisur një fazë e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës. Vetë Ministria e Kulturës së Kosovës nuk e ka komentuar ende këtë vendim as nisjen e restaurimit dhe as anullimin e tij.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni restaurimi i shtepise se xhafer deves xhafer deva restaurimi i shtepise se xhafer deves xhafer deva

Sondazh

Poll