Bota

Xhafer Deva, politikani shqiptar në Luftën e Dytë Botërore, lidhja me nazistët

8 Shkurt 2022, 21:04 Nga DOSJA
Xhafer Deva, politikani shqiptar në Luftën e Dytë Botërore,

KOSOVË– Xhafer Deva është personi që 43 vite pas vdekjes ka shkaktuar një valë reagimesh pas vendimit të marrë për të restauruar shtëpinë e tij. Por kush ishte Deva? Cili ishte roli i tij në periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe lidhja me nazistët?

Xhafer Deva ishte politikan shqiptar në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, 1939-1945. Ai u lind në Mitrovicë në vitin 1904 dhe një pjesë të shkollimit e kreu në Greqi, Turqi dhe Austri. Sipas historianëve, ai ishte i njohur për veprimtarinë e tij nacionaliste dhe ishte antikomunist. Deva udhëhoqi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kur, sipas studiuesve drejtoi rezistencën kundër futjes në Kosovë të trupave partizane jugosllave.

Në vitin 1944, Deva u emërua ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Shqipërisë, e cila u formua me mbështetje të Gjermanisë naziste. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Xhafer Deva ishte larguar nga Kosova për në Austri, pastaj Itali, Egjipt dhe Siri, prej ku kishte zhvilluar aktivitete politike, kryesisht përmes botimit të gazetave. Në vitin 1956, ai migroi në SHBA, ku jetoi deri në fund të jetës.

Historiani Haxhi Ademi, nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, thotë se arsyeja përse Deva mund të ketë bashkëpunuar me nazistët, ka qenë fakti se shqiptarët, sipas tij, nuk i gëzonin të drejtat bazike në periudhën në mes të dy Luftërave Botërore. Në këtë periudhë, sipas tij, janë vrarë dhjetëra politikanë shqiptarë dhe janë kryer masakra ndaj shqiptarëve.

Shtëpia e Xhafer Devës ka mbetur një objekt bosh dhe është në rrezik shembjeje e për këtë aryse BE-ja, UNDP-ja dhe MKRS-ja nisën projektin​. Në të kaluarën, në këtë objekt janë kryer disa faza të restaurimit, kryesisht në përforcimin e konstruksionit. Por, më 1 shkurt, 2022, u njoftua se ka nisur një fazë e re e restaurimit. Tashmë dhe ky projekt u anulua për shkak të valës së reagimeve.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni xhafer deva xhafer deva

Sondazh

Poll