Bota

Vrasja e Alkit/ Ky është 25-vjeçari “Athinas” që u dorëzua pranë autoriteteve

8 Shkurt 2022, 21:59 Nga DOSJA
Vrasja e Alkit/ Ky është 25-vjeçari “Athinas”

GREQI- 25-vjeçari Alexandros Velalopoulos, i quajtur ndryshe edhe “athinasi”, konsiderohet nga autoritetet si njw nga huliganwt qw i morwn jetwn 19-vjeçarit Alkis Kampanos. Protothema shkruan se Velalopoulos u dorëzua gjatë ditës së sotme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Selanikut, ku shkoi i shoqëruar nga avokati i tij, për përfshirjen e tij në vrasjen e 19-vjeçarit.

Sipas informacioneve, Velalopoulos, i cili jeton në një zonë të Athinës, ka jetuar vitin e kaluar në Selanik, ku punonte si transportues. Menjëherë pas sulmit vdekjeprurës ndaj Alkisit , 25-vjeçari është zhdukur dhe ka gjetur “strehë” në një shtëpi të miqve të tij. Policia, e cila po heton rastin, dyshohet se kishte arritur në “gjurmët” e tij, pasi kishte gjetur vendndodhjen e celularit të tij.

Mirëpo ai e ka “kapur” dhe është dorëzuar tek Autoritetet, me informacionet se ka pasur një kontakt të mëparshëm me nënën e tij, Valentinën, e cila i ka kërkuar të paraqitet dhe të dorëzohet.

Por si ndodhi ngjarja që ka tronditur vendin fqinj?

Mëngjesin e ditës së martë, 10 ultras të “Bicepsit të Veriut” sulmuan Alkis Kampanos dhe dy miqtë e tij, të tre tifozë të klubit të njohur helen Arisi i Selanikut. 23-vjeçari shqiptar, Afksendos Çarçiu (Tzarziu) akuzohet si personi i mori jetën studentit 19-vjeçar.Ngjarja e rëndë u fiksua nga kamerat rreth vendngjarjes. Arrestimi i vrasësit u bë i mundur nga identifikimi i targave të njërës prej automjeteve, ndërsa mediat në Greqi e konsiderojnë shqiptarin e arrestuar një nga huliganët më të rrezikshëm në vend. Javën e kaluar, ai u dënua me 5.4 vite burg për posedim të sendeve të dhunshme si: thika, shufra hekuri, doreza, etj. Ato u gjetën pas ngjarjes në një zyrë të ultrasve të PAOK-ut (Bicepsi i Veriut). Çarçiu i refuzoi kategorikisht të kishte lidhje me këto sende, edhe pse në xhepat e tij u gjetën çelësat e saj. Ai rezulton të ketë dhunuar së bashku me disa huliganë të PAOK-ut një ish-kryebashkiak të Selanikut.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni alexandros velalopoulos alkis kampanos alexandros velalopoulos alkis kampanos

Sondazh

Poll