Bota

LISTA/ 10 deputetët e Kuvendit të Kosovës që janë kompensuar për udhëtimet

8 Shkurt 2022, 19:25 Nga DOSJA
LISTA/ 10 deputetët e Kuvendit të Kosovës që janë

KOSOVË- Në lidhje me kompensimin e shpenzimeve për deputetët nga Kuvendi i Kosovës sqaron se kompensimi është bërë duke u bazuar në ligjet ekzistuese. RTV Dukagjini ka analizuar të gjitha të dhënat e rregullores, ku thuhet se deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione.

Gjatë kësaj analize janë nxjerrë 10 deputetët që janë kompensuar më së shumti për udhëtime, ku në krye të listës është deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili është kompensuar me 21,480 euro për udhëtimet që ka bërë nga Deçani gjatë pesë legjislaturave të Kuvendit (2010, 2014, 2017, 2019, 2021). Ish-deputeti i PDK-së Nait Hasani, i cili ka qenë deputetë në disa legjislatura renditet i dyti në listën e shpenzimeve me 14,550 euro. Hasani është kompensuar për udhëtimin nga Prizreni.

E treta në listë sa i përket shpenzimeve për udhëtim është deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj me 14, 310 euro. Edhe Kadrijaj është kompensuar për shpenzimet nga Deçani në Prishtinë. Top 5-shen e deputetëve që janë kompensuar më së shumti e plotësojnë Albert Kinolli me 13,170 euro dhe Teuta Haxhiu me 11,130 euro.

Sevdie Lamaj (AKR), Rasim Demiri (Vakat), Jelena Bontiç e Jasmina Zhivkoviç (Lista Serbe), Safete Hadërgjonaj (PDK) përmbyllin listën e dhjetë deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti gjatë periudhës 2011-2021. Përveç pagave deputetët e Kuvendit të Kosovës gëzojnë edhe përfitime tjera financiare derisa ushtrojnë mandatin e përfaqësuesit të popullit, siç janë mbulimet e shpenzimit të karburantit.

Kompensimi i deputetëve për shpenzimet e udhëtimit është bërë temë debati ditëve të fundit. Por ka deputetë të tillë që edhe pse jetojnë në Prishtinë, kanë përfituar benificione në emër të udhëtimit. Debatet e tilla kishin përfshirë edhe grupin më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, LVV. Këta deputetë kishin vendosur të heqin dorë nga përfitimi i benificioneve, derisa disa të tjerë kishin premtuar se disa do të dhurohen për bamirësi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albert kinolli armend zemaj jasmina zhivkoviç jelena bontiç nait hasani rasim demiri safete hadërgjonaj sevdie lamaj teuta haxhiu time kadrijaj albert kinolli armend zemaj jasmina zhivkoviç jelena bontiç nait hasani rasim demiri safete hadërgjonaj sevdie lamaj teuta haxhiu time kadrijaj

Sondazh

Poll