Bota

EMA shqyrton dozën përforcuese të Pfizerit për fëmijët,pritet vendimi për përdorimin

8 Shkurt 2022, 18:28 Nga DOSJA
EMA shqyrton dozën përforcuese të Pfizerit për

BRUKSEL- Rregullatori i Bashkimit Evropian për barna ka njoftuar se po shqyrton nëse do të autorizojë për përdorim dozën përforcuese të Pfizer/BioNTech për fëmijët 12-15 vjeç. Ky njoftim erdhi pasi disa shteteve në rajon veçse kanë nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit me doza përforcuese të kësaj grup-moshe. Në njoftimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) u tha po ashtu se shqyrtimi i dozës përforcuese për tinejxherët 16 dhe 17 vjeç është në proces e sipër.

Komiteti për vaksina në Gjermani muajin e kaluar ka rekomanduar që të gjithë fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç mund të marrin dozën përforcuese, teksa infektimet me koronavirus në mesin e të rinjve janë rritur. Edhe shtete të tjera kanë vepruar njësojë. EMA tha se “këshilla se si vaksinat duhet të jepen mbetet” në dorën e grupeve këshilluese të shteteve anëtare të BE-së.

Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) tha se gjetjet e një studimi kanë sugjeruar rritje të efektivitetit të vaksinave ndaj infeksionit tek adoleshentët që kanë marrë dozën përforcuese në krahasim me ata që kanë marrë vetëm dy doza të vaksinës. ECDC tha se dhjetë shtete të BE-së veçse kanë rekomanduar dhënien e dozave përforcuese për personat nën 18 vjeç.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ecdc ema pfizer/biontech ecdc ema pfizer/biontech

Sondazh

Poll