Bota

Takimi Biden-Scholz: Angazhohemi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

8 Shkurt 2022, 10:00 Nga DOSJA
Takimi Biden-Scholz: Angazhohemi për integrimin e Ballkanit Perëndimor

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden takoi kancelarin gjerman Olaf Shcolz me të cilin diskutoi disa nga ccështjet kycce përfshirë këtu edhe tensionet në kufirin e Ukrainës me Rusinë. Në takimin mes tyre, Shtëpia e Bardhë në transkriptin e konferencës për shtyp bëri me dije se Scholz dhe Biden u dakordësuan për të mbështetur integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ne gjithashtu rikonfirmuam angazhimin tonë për të përfunduar punën për integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane dhe për të realizuar përfundimisht një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Gjermania është një nga aleatët më të ngushtë të Amerikës. Ne po punojmë në hap për të penguar më tej agresionin rus në Evropë dhe për të adresuar sfidat e paraqitura nga Kina dhe për të promovuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.“-thuhet në Twitterin e Biden, ripostuar nga ambasadorja Yuri Kim.

1/2 Pres. Biden: “Germany is one of America’s closest allies. We’re working in lockstep to further deter Russian aggression in Europe and to address the challenges posed by China and to promote stability in the Wester Balkans.” https://t.co/PPnTbpqgTu

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 8, 2022


Takimi Biden-Scholz ishte i shumëpritur dhe është vizita e parë e kancelarit gjerman në Shtëpinë e Bardhë. Ata biseduan edhe për Ukrainën, ku janë dislokuar rreth 100 mijë trupa rusë. Palët ranë dakord të zgjidhin edhe mosmarrëveshjet për ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2, që do të sjellë direkt gaz natyror rus në Gjermani. Pas takimit Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se nëse tanket dhe trupat ruse do të kalojnë kufirin dhe pushtojnë Ukrainën projekti i gazsjellësit Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Gjermanisë nuk do të vazhdojë.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua në të njëjtën ditë kur presidenti francez, Emmanuel Macron u takua në Moskë me homologun rus, Vladimir Putin, takim që ka për qëllim uljen e tensioneve pas grumbullimit ushtarak rus pranë kufijve të Ukrainës.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll