Politike

Basha i futi në sherr! Ilir Vrenozi përballet me të birin: Ore hiqja prizën këtij

7 Shkurt 2022, 21:50 Nga DOSJA
Basha i futi në sherr! Ilir Vrenozi përballet me të birin: Ore

TIRANË– Ilir Vrenozi, korçari i famshëm është përballur me të birin, Enri Vrenozi. Të dy pavarësisht se janë babë e bir adhurojnë dy persona të ndryshëm në Partinë Demokratike. Ilir Vrenozi është në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha e madje është shoqëruar në polici për këtë gjë, kurse i biri është parë gjithmonë krah kryedemorkatit Lulzim Basha. Të ftuar në studion e “Të paeskpozurit”, ata janë përballur me njëri-tjetrin, madje mes tyre ka pasur edhe përplasje.

Pjesë nga biseda: 

Enri Vrenozi: Qëndrimi im ishte krah Lulzim Bashës, për një Shqipëri më të mirë, jo një Shqipëri që mbahet peng nga një kastë politike, që ka refrenin e njëjtë. Jemi mësuar që në vitin 1990, e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Tani po shkon viti 2022, dhe ne po thërrasim sërish e duam Shqipërinë si gjithë Europa. 

Ilir Vrenozi: Hiqja ore spinën këtij! 

Ylli Rakipi: Jo, jo, ai do flasë tani.

Enri Vrenozi: Ka ardhur momenti që studentët të tregojnë që e ardhmja jemi ne.

Ilir Vrenozi: Prit, mbaje tani. Dy ditë para se të vinte Basha, bëj një status unë, që pasnesër Lul Bashën do ta presim siç na priti në 8 janar. Ca Bashistë më kërcënojnë, mos u afro se do t’ju thyejmë kokën. Unë u mërzita me këtë (djalin), sepse ky më thotë mua hiqi këto statuse që ke vënë. I thashë, ore në vend t’i thuash atyre, ti më thua mua. Më merr Salianji mua në telefon, më thotë pësnesër do ma lësh djalin. Unë e kam lënë, në 18 dhjetor, a ishte ti aty te ajo e kukumjaçkave.

Enri Vrenozi: Kamerat janë të hapura për gjithë publikun. Isha delegat aty. Pamjet janë në Pallatin e Kongreseve. Duhet ti themi Foltores, në stadium ishin vetëm disa kartona…

Ilir Vrenozi: Po aty në Pallatin e Kongreseve ishin 5 mijë?

Enri Vrenozi: Ishin 5004 vota të rregullta, të çertifikuara.

Ilir Vrenozi: Ore vaksinë të bën Salianji ty ore?

Enri Vrenozi: Në stadium u bë proces pa logjikë, pa u depozituara në sekretariat.

Ilir Vrenozi: Hiqja prizën! Më merr Salianji dhe thotë do na e lësh djalin. Nuk e lë i thashë, meqë ndodhi kjo, që më kërcënuan. Mora një si tip inati, i thashë po hyre aty do hyj të të heq zvarrë. Kur ju thashë nuk e lë. Më merr një oficer policie në telefon. Më tha të kërkon shefi i komisariatit për sqarim. Siç e tha edhe Presidenti që e kam mik, se i shkruajta. Më tha ruaj qetësinë. Vajta në polici. Ky nuk e kishte vendosur që do shkontë apo jo. Kur futem në komisariat i hapet rruga këtij, I thonë hajde se babain e sistemuam. 

Enri Vrenozi: Kjo nuk është e vërtetë. Unë isha në kinema Millenium që në orën 15:17.

Ilir Vrenozi: Rastësi ishte që mua më çojnë në komisariat dhe ty në podium? Më thanë dyshohesh se do t’I shtiesh me vezë Bashës.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enri vrenozi ilir vrenozi lulzim basha enri vrenozi ilir vrenozi lulzim basha

Sondazh

Poll