Politike

Berisha: Pres fitoren e kandidatëve të koalicionit Shtëpia e Lirisë në 6 bashki

7 Shkurt 2022, 20:40 Nga DOSJA
Berisha: Pres fitoren e kandidatëve të koalicionit Shtëpia e

TIRANË- I ftuar në studion e Klan News përballë gazetares Mirela Milori, ish-Kryeministri Sali Berisha është besimplotë për fitoren në 6 bashkitë të kandidatëve të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Berisha tha se mundësinë për fitore e sheh tek kandidatët e këtij koalicioni përballë atyre të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Nga Lushnja në Shkodër dhe Peshkopi ne garojmë për fitore. Ne kemi padiskutim premisat më të mëdha për t’i fituar këto zgjedhje, kemi seriozitetin më të madh ndaj shoqërisë shqiptare, kemi dhe një koalicion që është dhe ky një premisë për fitore. Mundësinë reale e shoh në secilën prej këtyre bashkive, veçanërisht kur krahasoj kandidatët që garojnë për Ramën dhe bravën të cilët janë pothuajse një dhe kanë rrëmbyer logon, por unë kam bindjen se çdo qytetar e ka të qartë se logoja e lirisë është logoja e koalicionit Shtëpia e Lirisë”, tha ndër të tjera ish-Kryeministri Sali Berisha.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha shtëpia e lirisë zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 sali berisha shtëpia e lirisë zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Politike 7 Shkurt 2022, 20:03

Meta: Rikthehem si President….pas 25 vitesh!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekaruar se në këtë post mund të rikthehet sërish. I ftuar në”Çim Peka Live”, Meta tha se kjo me siguri nuk ës...