Politike

Berisha: Dosja e Lulzim Bashës do hapet nga FBI në kohën e duhur

7 Shkurt 2022, 20:38 Nga DOSJA
Berisha: Dosja e Lulzim Bashës do hapet nga FBI në kohën e duhur

TIRANË- Dosja e “Nick Muzin”, për të cilën është hetuar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të hetohet një ditë nga FBI në Tiranë. Kështu deklaron ish-Kryeministri Sali Berisha në studion e Klan News përballë gazetares Mirela Milori.

“Mister brava është deputeti i vetëm që është me dosje kombëtare dhe ndërkombëtare nga të cilat e siguroj që nuk do të dalë dot me gjithë mbështetjen e fuqishme që ka nga pengmarrësit e tij, sepse dosja Nick Muzin, ajo mbyllet këtu por nuk mbyllet në vendin e madh të lirisë. Atë, FBI do ta hapë në kohën e duhur. Dosja Nick Muzin në Shqipëri në të cilën Lulzim brava po hetohej në larje parash u mbyll nga Edi Rama. Nuk mbyllet ajo dosje sepse ka firmosur vetëm njëri prokuror, s’ka firmosur tjetri”.

Ish-Kryeministri ka vijuar akuzat ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashën për projektin e Portit të Durrësit, për të cilin Sali Berisha thotë se do të përdoret për pastrim parash.

“Afera e tmerrshme e Portit të Durrësit e ndjek dhe do ta ndjekë Lulzim bravën aq sa do të ndjekë Edi Ramën. Porti i Durrësit që u paraqit në fillim se do jetë kompania Emaar, zbuloi qartësisht aleancën e bazuar në krimin dhe drogën të Edi Ramës dhe Lulzim bravës. Lulzim brava rezulton se menaxheri i kompanisë familjare ishte njëkohësisht menaxher i kompanisë së Emaarit në Shqipëri. Lulzim brava me zëdhënës të tij i ka bërë thirrje Edi Ramës që ta zgjidhë këtë problem me opozitën. Dhe së fundmi një emërim i përbashkët, drejtori i kufirit të Portit të Durrësit është ish-drejtori i policisë të Xibrakës, është Nallbati i famshëm, por është dhe gjysmë baxhanak shumë i dashur i Lulzim bravës”, u shpreh Sali Berisha

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 7 Shkurt 2022, 20:03

Meta: Rikthehem si President….pas 25 vitesh!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekaruar se në këtë post mund të rikthehet sërish. I ftuar në”Çim Peka Live”, Meta tha se kjo me siguri nuk ës...